Ashtu siç ishte paralajmëruar, sesioni i ri parlamentar ka nisur sot në orën 17:00, ndërsa opozita është e pranishme në seancën plenare. Ligjvënësit i rikthehen punës pas 4 javë ndërprerjeje aktiviteti parlamentar. Në rendin e ditës, është parashikuar votimi i dy dekreteve presidenciale, atij për shkarkimin e Ditmir Bushatit si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme dhe emërimin e Edi Ramës në krye të këtij dikasteri.
Sesioni i ri parlamentar përballet me sfida të rëndësishme. Reforma zgjedhore, sikundër kanë apeluar edhe të dërguarit e Brukselit dhe OSBE-së, duhet miratrohet sa më parë, që zgjedhjet e 30 qershorit të jenë në përputhje me standardet më të larta ndërkohmëtare.
/balkanweb/