Ka nisur seanca në Apel për ankimimin e grupit të Alibeajt. Është kërkuar regjistrimi në një vendim i dy Kuvendeve të PD, atij të korrikut dhe Kuvendit të 18 dhjetorit të bërë nga ish kreu Lulzim Basha.
Ndërkohë avokati Rezart Kupthi, ka kërkuar të njihet me aktet e dosjes, për të verifikuar nëse provat e paraqitura në shkallën e parë janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor.
Ditën e sotme, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimimin e Alibeajt kundër vendimit të marrë nga gjykata më 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të PD-së të 17 korrikut 2021. Në ankimin e tij, grupi i Alibeajt thotë se Gjykata duhet të kishte shqyrtuar edhe kërkesën tjetër të Partisë Demokratike, për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit.