Ka nisur pak çaste më parë, protesta e shoqërisë civile kundër asaj që konsiderohet si “amnisti” për politikanët dhe njerëzit e drejtësisë.
Protesta e shoqërisë civile po i drejtohen ambienteve përballë Parlamentit të Shqipërisë.
Me parrulla “Legenat për legenat”, dhe “Poshtë klasa politike e korruptuar”, protestuesit deklarojnë se krimi meriton të ndëshkohet dhe jo të amnistohet.
Ligji i miratuar nga Parlamenti ndryshon pikën 2 të nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale. Varianti i miratuar parashikon që nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit.
https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/videos/1733427756949229/










