Sot zhvillohet mbledhja e parë e komisionit AD-HOC për verifikimin e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Mësohet se mbledhja e parë konstituese e komisionit që do kalojë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët do të zhvillohet në sallën e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Komisionet e vetting-ut u miratuan një ditë më parë në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, pas nëntë muajsh bojkotim nga ana e opozitës.