Nis me korrupsion hekurudha Durrës-Prishtinë, anulohet tenderi për djalin e Valentina Leskajt – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis me korrupsion hekurudha Durrës-Prishtinë, anulohet tenderi për djalin e Valentina Leskajt –

14:24 | 14/04/2023
në Uncategorized
0

Anulohet tenderi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, pasi qysh në fazën e parë ka nisur me manipulimin e rezultatit. Prokurimi për këtë projekt është hapur në tetor të vitit të shkuar dhe parashikohej që studimi i planit do të zgjaste një vit e 2 muaj, pra të përfundojë deri në fund të vitit 2023. Por, kështu si ka nisur, kjo punë nuk dihet se kur do të mbarojë. Në lojë janë jo pak, por 1.708.696 Euro.

Të gjitha firmat që kanë paraqitur interes për këtë projekt janë të huaja, kryesisht spanjolle, franceze, austriake dhe turke. Ato janë: 1. “Dromos Consulting” LTD; 2. BOE “ILF Consulting Engineers Austria” GmbH & “Abkons” SHPK; 3. “Tecnica y Proyectos” S.A; 4. “ Yuksel Proje” A.S; 5. “Hill International” NV; 6. “Tecnic Consulting Engineers” SpA; 7. “Studio Archimed” SHPK.

Në datën 8 dhjetor 2022 janë kualifikuar për të vazhduar garën vetëm dy firma: “Tecnica Proyectos” S.A me seli në Spanjë, si dhe firma “ Yuksel Proje” A.S.  me seli në Turqi. Ndërkohë, studiot e tjera janë skualifikuar. Por, ashtu si në tenderët e tjerë me paratë publike në Shqipëri, aferat luhen në prapaskenë nga autoritetet. Menjëherë është bërë denoncim pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe kanë filluar presionet që tenderin ta fitojë një oligark i lidhur me qeverinë. Ky është pronari i Abkons, Besnik Leskaj.

Denoncimi

Denoncimi i tenderit në KPP është bërë më datë 19 dhjetor 2022 nga kompania austriake “ILF Consulting Engineers Austria” GmbH, e cila është futur në garë në bashkëpunim me kompaninë e Besnik Leskajt “Abkons” SHPK.

Në këtë ankimim ata pretendojnë se Hekurudha Shqiptare si autoriteti kontraktor në këtë projekt i ka skualifikuar pa të drejtë dhe pa shqyrtuar sipas ligjit dokumentet e tyre.

Sipas informacioneve zyrtare, këto dy firma janë përjashtuar se kanë pasur mungesë dokumentesh për të përmbushur kriterin “shërbim konsulence”, si dhe mangësi në raportimin e të dhënave financiare për vitin 2020. Kompanitë pretendojnë se në këtë rast AK ka vepruar duke anashkaluar ligjin dhe me kritere diskriminuese.

Lidhja e vjetër e Besnik Leskajt me Hekurudhën Shqiptare

Besnik Leskaj, djali i ish-nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, është përfitues i koncesionit të shfrytëzimit të segmentit të hekurudhës Vlorë-Fier-Ballsh. Koncesioni jo vetëm që nuk ka funksionuar, por i ka sjellë dëme shtetit shqiptar. Pas 7 vjetëve që është marrë ky koncesion, hekurudha akoma nuk është rehabilituar, sipas kontratës.

Djali i Valentina Leskajt dhe ortakët e tij mashtrojnë me koncesionin e linjës hekurudhore Ballsh-Fier-Vlorë, duke mos kryer investimet e premtuara dhe fshehin të ardhurat.

Në vitin 2016, Agjencia Prokurimit Publik shpalli fituese të garës për dhënien me koncesion 25 vjet të rrjetit hekurudhor në linjat Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë” kompaninë “Abrail”, bashkim i shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSION” dhe ARC.

Dy kompaniët e fundit i përkasin Besnik Leskajt dhe Arjan Leskajt, djemtë e ish-nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, ndërsa ALB STAR Shpk është pronë Sadik dhe Idajet Ismailaj.

Vlera e investimit për rikostruksionin e hekurudhës, të premtuar në kontratë, ishte 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë USD.

Qëllimi ishte që hekurudha të transportonte naftën nga rafineria e Ballshit dhe e Fierit, si dhe naftën bruto drejt parkut “Petrolifera” në Vlorë. Por, gjithashtu koncesionari ka detyrimin të rivendosë transportin e udhëtarëve.

Por edhe pas 7 vitesh, ky sistem hekurudhor nuk kryen shërbimet për të cilat detyrohet. Këtë ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimit të kryer në Ministrinë e Infrastrukturës në lidhje me këtë projekt. Në raport thuhet se, Kontrata e Koncesionit “Rehabilitimi, operimi dhe transferimi (ROT) i rrjetit të transportit hekurudhor në linjat Fier-Ballsh dhe Fier –Vlorë” nuk është realizuar.

Së pari, KLSH shprehet se punimet janë shtyrë disa herë pasi ka pasur një sërë ndryshimesh të anëtarëve në Njësinë e Zbatimit të Projektit.

Nuk janë dorëzuar raportet tremujorë për planet dhe ecurinë e punës.

Gjithashtu, theksohet se koncesionari nuk ka të dokumentuara veprimtaritë për kryerjen e rregullt të detyrës, të zbatimit të kontratës e detyrave të përcaktuara në të.

“Për periudhën e aktivitetit të kësaj kontrate nga data 14.02.2016 deri më 31.12.2021, koncesionari nuk ka arritur treguesit e performancës. Për sa i përket sasisë mesatare e mallrave të transportuara për vit kalendarik që ishte 130 2,591,509 ton; numrit mesatar të pasagjerëve prej 307.5 mijë në vit”.

Sipas KLSH, koncesionari ka vazhduar të abuzojë dhe çdo lloj punimi është kryer shumë më vonë se afatet e përcaktuara. “Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, konstatohet se punimet e rehabilitimit nuk kanë përfunduar në afat për 46 muaj, dhe vijohet me periudhë e rehabilitimit pa kaluar akoma në operim të plotë në kundërshtim me përcaktimet e pikës 6.3 të kontratës. Nga sa më sipër, AK nuk ka arritur t’i dorëzojë dhe koncesionari nuk ka arritur të marrë në dorëzim në afatin prej 28 muaj inventarin e aktiveve të hekurudhës, por vazhdon dhe pas mbi 60 muajve, gjë e cila nuk është në përputhje me pikën 14 të kontratës koncesionare”, theksohet në dokument.

Megjithëse nuk i raporton të ardhurat dhe nuk paguan tarfiën e koncesionit, djali i Valentina Leskajt ka arkëtuar në dy vite 56,111,132.00 lekë nga Thesari i shtetit .

E habitshme, që ky koncesionar nuk ka mbaruar investimet, nuk paguan tarifën e koncesionit dhe del me fitim! Fitimi i “Abrail” për vitin 2019, sipas pasqyrës financiare ishte 111,606,933 lekë të reja, ndërsa për vitin 2020 shënoi 78,454,989 lekë.

Dhe të gjitha këto janë kopsitur me letrat e kontratës së falur nga qeveria Rama 1. “Të saktësohet pika 5.2 “detyrimet e përgjithshme të Autoritetit Kontraktor”, gërma o, për rastet e detyrimit të subvencionit të shërbimit publik”, thkesohet në vendimin e Autoritetit të konkurrencës për draft kontratën koncesionare të djalit të Valentina Leskajt.

Është e qartë se miqtë e tij janë shumë lartë në qeveri. Është pikërisht kjo ndërhyrje nga lart që ka vënë në lëvizje mekanizmin Komisioni i Prokurimeve Publike që ta bëjë lëmsh tenderin e “Hekurudhës së kombit”.

Do të jetë turp i madh që të përjashtohen (skualifikohen) kompanitë e huaja. Dhe të rifutet në proces një firmë e njohur për mashtrime me pronën publike dhe koncesionin hekurudhor. Duke e ditur se ka një CV me abuzime, Besik Leskaj, jo vetëm që është fshehur pas një kompanie austriake, por ka krijuar një shoqëri me një emër të ri. Blessed Investment është kompani 100 për qind e tij dhe njëkohësisht pronare e Abkons që paraqitet në këtë tender.

Gjetjet e KPP

Kështu, me ndërhyrje nga lart, ankesa e Besnik Leskajt në KPP është marrë seriozisht. Me sa duket zyrtarët e Hekurudhës, të cilëve Leskaj ua ka plasur buzën me koncesionin, nuk kanë dashur t’ia japin këtë tender. Ndërsa KPP kërkon ta rivendosë hierarkinë e korrupsionit në këtë prokurim. Dhe ka nisur “investigimi”. Së pari, duhej rrëzuar argumenti i autoritetit kontraktor, se kompania austriake nuk deklaron rregullisht të ardhurat. KPP pasi ka marrë informacione edhe nga Qeveria Federale në Austri ka konstatuar se firma austriake ka patur një tolerim dhe shtyrje afatesh për raportimin e të ardhurave gjatë vitit pandemik.

Ndërkohë edhe për kriterin e “shërbimit të konsulencës” konstatohet se “firmat kanë dokumentacion të rregullt madje kanë vepruar në atë lloj mënyre që të kenë ekspertë shtesë dhe më të specializuar për bërë studimin e nevojshëm”.

Kështu në përfundim, KPP ka vendosur të anulojë për rivlerësim tenderin. Duke kthyer në fakt mbrapsht planin për ndërtimin e hekurudhës.

Komisioni i Prokurimeve i ka kërkuar Autoritetit Kontraktor të zbatojë ligjin. Si dhe të rishqyrtojë nga e para të gjithë ofertat e paraqitura.

Këto fakte, pra ky presion për të rifutur në garë Besnik Leskajn, tregon që edhe për këtë vit nuk do kemi dot në dorë studimin e fizibilitetit. E jo më të nisë puna për ndërtimin, ashtu siç është vendosur në marrëveshjen mes dy qeverive shqiptare.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Zhang në telashe, rrezikon shumë dhe Interi –

Zhang në telashe, rrezikon shumë dhe Interi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

11:41 | 24/12/2025
Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

11:31 | 24/12/2025
Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

11:15 | 24/12/2025
Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

10:51 | 24/12/2025
Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

10:31 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –
  • Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –
  • Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –
  • Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –
  • Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com