Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nis masakra mbi Valbonë

Nga Klodiana 0

Ekskavatorë, makineri të mëdha pushtojnë luginën e Valbonës.

Në një situatë, ku vemendja është tek çadra e protestës së opozitës dhe tek zbatimi i vetting-ut, Valbona po shkatërrohet nga ndërtimet e hidrocentraleve.

Prej disa ditësh ka nisur ndërtimi i HEC-eve në Luginën e Valbonës.

Makineri të rënda, punëtorë të veshur me portokalli dhe kantiere të reja ndërtimi kanë rënë në sy qysh prej 3 javësh në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Po ashtu, mes bardhësisë së dëborës vërehet qartë vijëzimi i faqeve të maleve nga rrugët të reja të hapura përreth luginës.

Sipas banorëve të kësaj zone thuhet se përditë duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit dhe deri në 18:00 të darkës në këtë zonë jehon zhurma e shkatërrimit pa pushim e eskavatorit dhe makinave të madha.

Nga të dhënat zyrtare mësohet se lumi do të devijohet rreth 7 kilometra përmes tubave dhe tuneleve.

Por, sipas shumë ambjentalistëve, nëse cënohet lumi, shkatërrohet natyra.

Nga ana tjetër, po të kthehemi pas në kohë, vendimet për ngritjen e HEC-eve janë kundërshtuar në vazhdimësi nga banorët si dhe nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si WWF, EuroNature dhe Riverwatch.

Parku Kombëtar i Valbonës është vlerësuar nga National Geographic si mrekullia e Alpeve Shqiptare, por edhe botërore, me një sipërfaqe prej 8000 hektarësh.

Peisazhi malor, ujrat e Lumit të Valbonës dhe ekosistemi i parkut, vitet e fundit po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.

/arberianews.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej