Nis kultivimi i manave goxhi bashkëpunim me izraelitët, risi milionere në bujqësinë shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis kultivimi i manave goxhi bashkëpunim me izraelitët, risi milionere në bujqësinë shqiptare

14:26 | 25/01/2018
në Uncategorized
0

Një sipërfaqe prej 30 hektarësh tokë do të sjellë një risi në bujqësinë shqiptare, ku për herë të parë në Shqipëri do të nisë kultivimi i manave goxhi. Një frut i rrallë për Europën, por shumë popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Kinës.

Manat goxhi, apo siç gjenden zakonisht me emrin Goji Berry, janë një frut që vjen nga bima botanike Lycium barbarum. Ato janë të kuqe, kokërr vogla në pamje të parë, ngjajnë me frutin e thanës por kur priten në mes ato ngjajnë si domatet por në përmasa shumë të vogla.

Shumë shpejt, këto fruta fantastike, shumë të kërkuara sidomos në Europë do të nisin prodhimin e tyre në Shqipëri.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Shpëtim Oseku, administrator i AgroIliria Group, një kompani që ka si objekt të aktivitetit të saj veprimtarinë në fushën e bujqësisë tha se pas një analize të të gjitha kushteve që ky frut kërkon për t’u kultivuar, në fillim të pranverës, në muajin mars ai do të nisë mbjelljen e fidanëve të këtij fruti krejt të veçantë.

“Ne bashkëpunojmë me një grup izraelitësh, ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë. Këta kultivojnë edhe mana goxhi dhe prej tyre lindi ideja e bashkëpunimit për kultivimin e këtyre frutave. Është një frut i rrallë, që nuk është kultivuar asnjëherë në Shqipëri.

Ne kemi bërë të gjitha studimet, analizat, kemi marrë të gjitha masat dhe jemi gati që të nisim kultivim në muajin mars”, shprehet Oseku.

I gjithë prodhimi drejt Europës

Zonat ku Oseku zhvillon aktivitetin e tij të të mbjellave janë Lushnja dhe Divjaka. Ai tha se i gjithë prodhimi i 34 mijë rrënjë fidanësh të manave goxhi që do të mbillen në muajin mars do të shkojë për eksport.

“I gjithë prodhimi do të shkojë për t’u eksportuar jashtë. Ne kemi krijuar një shoqëri me gjashtë kooperativa të mëdha italiane. Do të dalim nën një emër (brand) për të gjithë Europën. Do të jetë një qendër grumbullimi që do të bëhet afër qytetit italian të Leçes dhe do të mbulojë gjithë tregun e Evropës.

Aktualisht të gjitha prodhimet tona kanë patentën e standarteve evropiane, duke marrë të gjitha certifikatat ku këtu nënvizoj certifikatën ISO”, bën të ditur Oseku.

Kultivimi i manave goxhi është një risi që premton të jetë fitimprurëse në një të ardhme shumë të afërt për atë që e kultivon. Sipas Osekut, e mira e kultivimit të këtij fruti është se nuk pret shumë gjatë për prodhimin e tij.

Për Osekun, i cili do të nisë mbjelljen e fidanëve në muajin mars, frutat e para të kësaj nisme të mençur pret t’i shijojë në muajin shtator, pra, gjashtë muaj më vonë.

Manat goxhi dhe fuqia e vlerave shëndetësore

Manat goxhi janë të famshme për vlerat e fuqishme shëndetësore që ato kanë. Ato konsumohen të freskëta, në receta të ndryshme gatimesh por edhe të thata. Këto fundit shquhen po ashtu për vlerat e larta ushqyese që përmbajnë.

Këto kokrra të vogla janë përdorur në mjekësinë tradicionale popullore prej shumë kohësh, cilësohen si mrekullibërëse për mirëqenien e gjithë organizmit.

Manat goji kryesisht importohen dhe kanë një çmim të lartë. Manat goji vijnë në paketime të vogla, gjë që e lehtëson konsumimin e tyre. Në këtë mënyrë, konsumatori merr një nivel të lartë ushqyesish në një sasi të vogël frutash.

Nëse do të krahasonit vlerat e manave goji me atë të portokalleve do të mësonit se manat goji kanë 500 herë më shumë vitaminë C se sa portokallet.

http://agroweb.org/organike/nis-kultivimi-manave-goxhi-risi-milionere/

Etiketa: Goji Berrymanamanat goxhishpetim oseku

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rrethimi i katërt i Krujës

Rrethimi i katërt i Krujës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com