Kanë nisur hetimet ndaj punonjësve të policisë që kanë filmuar ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj natën e së shtunës së shkuar kur po mblidheshin provat materiale pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka akuzuar oficerin e policisë gjyqësore për shpërdorim detyre. Oficeri nga ana tjetër ka justifikuar veprimet e tij me urdhrin e prokurorit për mbledhjen e provave materiale.
Në pamje ministri u kërkon oficerëve gjyqësorët që të mos marrin të gjithë prozhektorët në kuadër të hetimeve për helmimin e mbi 170 mbështetësve të Partisë Demokratike.