Policia greke: Mos na pyesni ne përse, por shtetin tuaj
Publikimi i fotos me ushtarët grekë që bënin simbolin e shqiponjës me duar me sa duket u ka hapur probleme shqiptarëve që duan të kalojnë kufirin për në tokën greke.
Një qytetar ka denoncuar një rast që ka ndodhur ditën e djeshme ku policia kufitare greke në doganën e Kakavijës nuk i ka lejuar që të kalonin kufirin.
Qytetari shprehet që “…Polici grek thjesht më tha nuk lejoheni, i them përse, më thanë bëje pyetjen në shtetin shqiptar. Ishin dhe shumë të tjerë si mua. Nuk lejonin asnjë për të kaluar me pasaportë”, shkruan qytetari.