Dixhitalizimi i shërbimeve do të jetë elementi i dytë i reformës territoriale. Zv/kryeministri Niko Peleshi deklaroi se këto ndërhyrje për modernizimin e shërbimeve në njësitë e qeverisjes vendore janë të domosdoshme për të ulur nivelin e korrupsionit në vend.
Peleshi: Të jetë një shtet, shteti shqiptar i dixhitalizuar në qendër dhe i pa dixhitalizuar apo konvencional në nivel lokal. Ne e shohim modernizimin dhe dixhitalizimin si mjetin më të mirë për të luftuar korrupsionin.
Ministri për çështje vendore Bled Çuçi premtoi ofrimin e shërbimeve në një sportel.
Çuçi: Në shërbimet që ofron qeverisja vendore, me krijimin e atyre që ne u themi One Stop Shop, dhe në pilotime në përpjekjen për të dixhitalizuar të gjitha arkivat e qeverisjes vendore. Janë dokumente shumë të rëndësishme.
Projekt dokumenti u nënshkrua nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi, dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD-it në Shqipëri, Brian Williams.
Në kuadër të fazës së dytë të projektit STAR2 i cili do të zgjasë tre vjet e gjysmë, ka një buxhet rreth 8,2 milionë dollarë. Kontributi i qeverisë shqiptare në ndarjen e kostove në këtë iniciativë është në vlerën 1.75 milion dollarë.