Biznesmeni Nikollaq Neranxi është vetëdorëzuar në polici.
Ai u shpall në kërkim pasi kishte fyer dy punonjës policie, që e kishin gjobitur për parkim të gabuar.
Neranxi pas fyerjes, kishte mundur të largohej, pasi kishin ndërhyrë dy badigardët e tij, që u shoqëruan në polici.
Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku Neranxi ka hapur sot një panair.
Pas vetëdorëzimit, Neranxi ka folur për mediat, duke thënë se iu kishte kërkuar policëve që të prisnin sat ë përfundonte panairi, dhe do të shkonte në polici.
“Në orën dy vijnë një grupi policësh dhe thonë do t’u shoqërojmë , mirë po të paktën prisni deri nga ora 6 të mbarojmë aktivitetin”, tha Neranxi se iu ka thënë policëve.