Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka pritur Ministrin e Arsimit të Kosovës Arsim Bajrami.
Palët diskutuan për sistemin e përbashkët kurrikular midis dy vendeve për arsimin parauniversitar, fushën e arsimit të lartë, profesionet e rregulluara dhe njohjen e diplomave dhe titujve të arsimit të lartë.
Ministria Nikolla tha dy vendet kanë një agjendë të përbashkët veprimi, për të vijuar me tekstet, për mësimin e gjuhë e kulturës shqipe.
Shqipëria mund të ofroj eksperiencën e saj për profesionet e rregulluara ndërsa edhe Shqipëria edhe Kosova po punojnë me të njëjtin sistem në arsimit bazë dhe të mesëm.
Ky takim pritet të pasohet nga ai i drejtuesve të universiteteve mes dy vendeve.