Nikolla përshëndet çeljen e punimeve të Legjislaturës së II-të të Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë: Ejani në Kuvendin e Shqipërisë që zëri juaj të dëgjohet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nikolla përshëndet çeljen e punimeve të Legjislaturës së II-të të Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë: Ejani në Kuvendin e Shqipërisë që zëri juaj të dëgjohet

13:49 | 20/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti çeljen e punimeve të Legjislaturës së II-të të Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë, i cili zhvilloi punimet sot paradite në sallën e seancave plenare të Kuvendit.

Gjatë kësaj seance anëtarët e Parlamentit të Ri të Nxënësve bënë betimin dhe zgjedhën Kryetarin dhe Nënkryetarët. Nikolla iu bëri thirrje nxënësve të vijnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe se zëri i tyre do të dëgjohet.

Nikolla theksoi se në Kuvend po përpiqemi të krijojmë një klimë të re bashkëpunimi, dialogu dhe debati midis grupeve parlamentare, midis maxhorancës dhe opozitës.

Read more

E kemi denoncuar prej kohësh –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla
“Arsyeja që na ka mbledhur sot është ndër ngjarjet më të gëzueshme për mua, si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Nuk e them se kështu duhet thënë, por ndjej realisht një kënaqësi të veçantë që jam sot me ju, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndjekur çeljen e punimeve të Legjislaturës së II-të të Parlamentit të Nxënësve të Republikës së Shqipërisë.
Para pak më shumë se dy muajsh filloi punimet legjislatura e X-të e Kuvendit të Shqipërisë dhe unë dëshiroj të ndaj me ju atë qëk am ndarë me deputetët, grupet parlamentare, qytetarët e Shqipërisë dhe median.

Në Kuvend po përpiqemi të krijojmë një klimë të re bashkëpunimi, dialogu dhe debati midis grupeve parlamentare, midis maxhorancës dhe opozitës.
Kjo klimë e re është e domosdoshme për të ndihmuar vendin tonë të ecë më shpejt drejt destinacionit evropian.

Për të avancuar e thelluar reformat, në të mirë të të gjithë qytetarëve. Për ta bërë jetën tuaj më të bukur, më cilësore, më të sigurt dhe më të mbrojtur nga pandemia e rreziqet e tjera.

Që ju të merrni një arsim cilësor, shprehi praktike që t’ju bëhen të dobishme e t’u shërbejnë në jetë, vlera kulturore demokratike, të cilat ju bëjnë qytetarë të denjë, për sot e në të ardhmen.

Zgjedhja e Parlamentit të Nxënësve është një ngjarje e shënuar për sistemin tonë arsimor sepse nxit e fuqizon pjesëmarrjen aktive të nxënësve në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.

Por është më tepër se kaq, është një ngjarje e shënuar për sistemin demokratik sepse ju pajiseni me koncepte më të qarta e më të drejta për demokracinë dhe institucionet demokratike, me aftësi organizimi, protagonizmi e lidershipi.

Ne, Parlamenti i Shqipërisë, dhe Parlamenti juaj, kemi disa ngjashmëri numerike e strukturore: numër të barabartë anëtarësh dhe komisione pak a shumë të njëjta.
Unë kam besim se këto ngjashmëri do të na shërbejnë të dy palëve për të shkëmbyer eksperiencat më të mira të debatit parlamentar, ndjekjes së problemeve e shqetësimeve të votuesve e qytetarëve etj.

Por unë do t’ju inkurajoja që ju të ndjeheni të lirshëm dhe të sillni në debatin tuaj çështjet jo vetëm të moshës, interesave e pasioneve tuaja, por çështje që i interesojnë të gjithë shoqërisë.

Ne këtu, në Kuvendin e Shqipërisë, ndjehemi të nderuar të mësojmë nga ju.
Dje në Kuvendin e Shqipërisë u konstituua Grupi i Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” dhe unë kam marrë përgjegjësinë e drejtimit të këtij Grupi. E konsideroj këtë përgjegjësi, si një shërbimin tim të lartë, si grua, nënë, qytetare e parlamentare.

Një ndër prioritetet e punës së Grupit “Miqtë e Fëmijëve” dhe të Kuvendit është mbrojtja e fëmijëve nga dhuna.
Dhuna ndaj fëmijëve është turpi i një shoqërie. Duke toleruar dhunën ndaj fëmijëve, çdo komunitet, shkollë e familje dhunon vetveten.
Këtë të keqe shoqërore do ta ndalim, kur secila e secili prej nesh, pavarësisht detyrave e roleve shoqërore, të kuptojë se dhuna ndaj cilitdo fëmije, është dhunë ndaj fëmijës tim, është dhunë ndaj meje.

Duke krijuar kushte për plotësimin e nevojave fizike, emocionale, shpirtërore dhe zhvillimin e lirë të fëmijëve, për rritjen e tyre në një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe edukues, që krijon shpresa, mundësi e perspektiva, çdo shoqëri edukon, emancipon vetveten dhe garanton të ardhmen e saj.
Shumë shpejt në Kuvendin e Shqipërisë, ngjitur me këtë sallë, do të ngrihet Punishtja e Demokracisë, si një qendër e debatit demokratik rinor, ku ju do të keni të gjitha mundësitë dhe aksesin për të ushtruar aftësitë dhe konsoliduar shprehitë tuaja demokratike, vlerat, dijet, talentin dhe pasionin tuaj për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.

Dhe këtë mundësi do ta keni, jo vetëm duke ushtruar debatin e mërzitshëm parlamentar, por me teknikat, teknologjinë dhe forma krijuese e argëtuese, madje edhe nëpërmjet lojërash, të cilat kultivojnë dijet, aftësitë, shprehitë dhe vlerat demokratike. Ndër këto lojëra interesante me vlera edukative në formimin e shprehive, por edhe argëtuese janë “Parlamenti në pëllëmbë të dorës” dhe “Këndvështrimi im”. Ejani në Kuvendin e Shqipërisë, që zëri i juaj të dëgjohet! Ju faleminderit dhe punë të mbarë Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë!”

Etiketa: Kryetare e Kuvendit të ShqipërisëLindita Nikollapërshëndet çeljen e punimeve të Legjislaturës së II-të të Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë

Të Lidhura

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

nga 27
23:30 | 14/05/2026
0

Projekti 2 miliard dollarësh “Durrës Yachts & Marina” i investitorit me famë botërore Muhammed El Alabbar vijon prej 2 vitesh...

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

nga 27
22:42 | 14/05/2026
0

Opozita dhe maxhoranca po shkojnë drejt një tjetër konsensusi që lidhet me integrimin. Bëhet fjalë për ligjet e integrimit, që...

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

nga 27
22:20 | 14/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjatë intervistës...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:30 | 14/05/2026
0

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...

Para
Zjarr në qendër të Parisit, flakët “mbërthejnë” pallatin pranë ndërtesës historike

Zjarr në qendër të Parisit, flakët “mbërthejnë” pallatin pranë ndërtesës historike

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

23:30 | 14/05/2026
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

22:42 | 14/05/2026
Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

22:20 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com