Asnjë nxënës nuk do të përfshihet në fushatën zgjedhore pasi fokusi i shkollave është mbyllja e objektivave arsimore. Kështu e argumentoi ministrja e Arsimit Lindita Nikolla urdhërin e lëshuar pak ditë më parë prej saj për marrjen e masave për mospërfshirje të nxënësve në fushatë.
” Gjithë fokusi i punës së shkollave, drejtuesve të arsimit dhe specifikisht mësuesve është vetëm përmbyllja me sukses dhe realizimi i objektivave shkollore”- deklaroi Nikolla.