Temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë shkaktuar probleme në disa zona të thella të Dibrës. Bëhet me dije se rreth 115 familje në Ternoven e Madhe dhe në Ternoven e Vogel vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora e ditëve të fundit.
Gjithashtu këto familje dhe shumë të tjera vuajnë edhe mungesën e ujit për shkak të ngrirjes së tubacioneve.
Temperaturat gjatë natës në Bulqizë kanë shënuar vlerat minimale -14 gradë celcius.
Kujtojmë se i gjithë vendi është përfshirë nga temperaturat e acarta, ndërsa në Korçë u shënua edhe viktima i parë, ku një burrë dyshohet se ka vdekur nga i ftohti.
/BalkanWeb/