Çamëria është turpi i atyre që vranë burra e gra e fëmijë si burracakë e jo në luftë, por në gjumë e të pambrojtur, e që mendojnë sot që mund të na çbëjnë e të mos egzistojmë.
Por, ne e kemi egzistencën nga Zoti e mijëra shpirtra që nuk gjejnë prehje, ngrihuni ju djem e vajza të Çamërisë e ju mijëra të tjerë që na jeni bashkuar në kauzën tonë e mos të ulemi deri sa të fitojmë të drejtën tonë.
E kuptoni miqtë e mi, pse ne egzistojmë në politikë, e unë i bëj thirrje çdo shqiptari të na votojë e mbështesë në këto zgjedhje, të na japin votën e forcën për kauzën tonë e për t’i dhënë çdo shqiptari nga Preveza në Mollën e Kuqe, më shumë identitet kombëtar e dinjitet, sepse ne kemi Veç një Atdhe!