Nëntë mjete lundruese janë bllokuar ditën e sotme në Shëngjin, pasi rrezikonin pushuesit në këtë zonë.
Mësohet se pas bllokimit të mjeteve lundruese për mungesë dokumentacioni, janë gjobitur edhe pronarët e këtyre mjeteve lundruese.Ky kontroll nga ana e policisë kufitare ka ardhr pas dy aksidenteve të fundit në Jalë, ku mjetet lundruese për shkak të pakujdesisë për pak u morën jetën tre personave.
Motorët e ujit vijojnë të jenë shkaktarë të disa prej incidenteve me pasoja fatale për jetën e turistëve në det përgjatë këtij sezonin turistik.