Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi këtë periudhë ka marrë një pushim nga angazhimet si modele duke u fokusuar më tepër te jeta e saj private që është mes SHBA-së ku ka familjen dhe Shqipërisë. Së fundmi, ajo ka folur rreth momenteve më të vështira të jetës, projektet e reja apo dhe sukseset e mëdha që ka arritur.
Modelja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram, ku ju është përgjigjur një seri pyetjesh që kanë të bëjnë me jetën e saj private.
Lidhur me intervistën një nga ndjekësit e saj e ka pyetur Adrolën për momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë.
“A ke pas rast që je dorëzuar ndonjëherë dhe s’ke pasur më shpresa?”
Adrola është përgjigjur se ka pasur raste të tilla por i konsideron kalimtare në jetë.
“Ka pasur raste kur jam ndierë që gjithçka u përmbys dhe është ndjesi më e keqe. Por, sigurisht që çdo gjë është kalimtare në jetë. Kur ti del nga ajo “errësirë” sa e bukur është bota e sa shumë gjëra ka në jetë për t’u ndierë e bekuar dhe më pas gjithçka merr vlerën e duhur.”
Ndër të tjera, ajo zbuloi edhe projektet që po planifikon për të ardhmen, por nuk ka zbuluar detaje.
A do të kemi një risi së shpejti nga ti?
“Ka kohë që po punoj për një projekt i cili ju përfshin edhe ju por akoma nuk jam gati të flas për të. Shpresoj shumë që të mirëpritet nga të gjithë kurdo që të jetë momenti të dalë në dritë.”
Në lidhje me suksesin më të madh në jetë, Adrola tregoi se nuk ka të bëjë aspak me modelingun, duke thënë sigurisht emrin e djali të saj Troit.
Çfarë mendon se mund të quhet sukses i vërtetë në jetë?
“Mënyra se si më shohin sytë e Troit.”
Së fundmi, si nja nga femrat më të bukura në Shqipri, një ndjekës i drejtoi një pyetje që ka lidhje me tradhtinë.
Nëse je femër kaq e bukur a ka shanse që të jesh ndier e lënduar dhe tradhtuar?
“Nuk është bukuria ajo që na përcakton si njerëz. Gjithsesi nuk besoj se ka rëndësi sa i/e bukur je apo sa fantastik je ti si njeri që të të tradhtojnë apo lëndojnë. Njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre duke u bazuar në mënyrën se si janë ata dhe jo se si është personi që kanë përballë. Kështu që nuk duhet ta merrni personale zgjedhjen e personit që merr vendime të tilla.”