Nga sot Shqipëria pa qese plastike! Gjobë ose heqje liçence, çfarë rrezikojnë ata që i përdorin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga sot Shqipëria pa qese plastike! Gjobë ose heqje liçence, çfarë rrezikojnë ata që i përdorin

07:25 | 01/06/2022
në Shqiperi
0

Që prej ditës së sotme, 1 qershor 2022 do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimshe në vendin tonë, si një përpjekje për të mbrojtur mjedisin.Nisma e Shqipërisë për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe u përgëzua në Vjenë, gjatë punimeve të ministerialit të Tratolow. Në këtë takim mes ministrave të Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Ministres së Austrisë, Mirela Kumbaro prezantoi nismën e Shqipërisë për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.

Ky ligj parashikon ndalimin e prodhimit, importimit dhe tregtimit të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme me trashësi të mureve të qeses për çdo anë jo më pak se 70 mikron, me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kilogramë dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia.

Kontrollet do të ushtrohen nga një sërë institucionesh, si nga Drejtoria e Doganave për ndalimin e importit të qeseve që s’përmbushin kriteret, Inspektorati i Mbikqyrjes dhe Tregjeve për kontrollin e tregtimit të tyre dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për prodhuesit e qeseve nën parametrat e caktuar.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për prodhuesit e qeseve plastike. Edhe ministrja e mjedisit Mirela Kumbaro, thotë se nisma do të kryhet nën një monitorim të rreptë, e për shkelësit ligji parashikon edhe ndëshkime.

“Masa e gjobës shkon nga 500 mijë lekë të reja, pra 5 milionë lekë të vjetra, deri në 1 milion e 500 mijë, ose 15 milionë lekë të vjetra. Por ka edhe masa më të rënda se kaq për shkelësit. Në radhë të parë sekuestrimi i të gjithë mallit që do të gjendet sepse konsiderohet i paligjshëm. Nëse kjo përsëritet do të hiqet licenca e aktivitetit për shkelësit e ligjit” – ka deklaruar Kumbaro.

Sipas të dhënave të Planit Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve 2010-2025 nga Komisioni Evropian në Shqipëri prodhohen 198 tonë në ditë mbetje plastike me densitet të ulët dhe 111 ton në ditë mbetje plastike me densitet të lartë.

Etiketa: qesa plastike

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Nuk na e ka fajin Bolton!

Rama ‘përdor’ Thaçin për t’u dukur patriot: Nëse do ishte i lirë do e votonim për President

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

23:26 | 11/03/2026
Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

23:02 | 11/03/2026
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

22:18 | 11/03/2026
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

22:00 | 11/03/2026
Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –

Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –

21:52 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –
  • Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –
  • Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –
  • Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –
  • Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –
  • Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –
  • Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com