Kompanitë e transportit publik në kryeqytet, kanë nisur sot aplikimin e ç,mimit të biletës së urbanit me 40 lekë. Rritja me dhjetë lekë e biletës u vendos një muaj më parë në mbledhjen e këshillit bashkiak.
Rritja e çmimit të biletës është shoqëruar me protesta nga sheshi “Ushtari i Panjohur” drejt Bashkisë së Tiranës. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Shpallni falimentin, o Bashkia, o Kompania”, “Shtetëzoni transportin publik, jo fitimin privat”. Protestuesit e cilësuan të palogjikshëm rritjen me 33% të çmimit të biletës së transportit urban, në kushtet kur shërbimi ndaj qytetarëve nuk është përmirësuar.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës thekson se me rritjen e çmimit të biletës ka nisur edhe zbatimin e 10 kushteve të vendosura ndaj shoqërive të autobusëve.Kushtet e vendosura parashikojnë rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.
Në kushtete bashkisë përfshihen: respektoimi i orareve dhe vendqëndrimet. Inspektor në çdo stacion, higjienë, mënyra e sjelljes dhe dhënia e biletës…
Një ditë më parë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, bëri të ditur se u janë vendosur 10 kushte të forta ndaj shoqatave të transportit publik për përmirësimin e shërbimit dhe se do të ketë monitorim rigoroz për të parë zbatimin e tyre.