Një sasi prej 2275 ton naftë kontrabandë është sekuestruar nga policia në Durrës. Sipas policisë kanë qenë dhjetë persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë.
Në pranga janë vënë 4 shtetas të huaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për 6 persona të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe kapiteni i anijes. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.
Operacioni është zhvilluar pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.