Nga karriera në UEFA, te Shqipëria në Euro 2024 – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga karriera në UEFA, te Shqipëria në Euro 2024 –

22:56 | 02/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Armand Duka regjistroi një tjetër arritje të madhe në karrierën e tij në botën e futbollit, pasi u zgjodh zv. President i UEFA-s, teksa mbrëmjen e të hënës ishte pjesë e ‘Elite Show’, për të diskutuar mbi këtë arritje dhe jo vetëm.

Si u ndjetë kur e patë veten në faqet e para të mediave sportive?
As ditën e parë dhe as sot nuk kam qenë njeri shumë i kujdesshëm për marrëdhëniet me median. Nuk më ka bërë ndonjë përshtypje as atëherë dhe as sot. Unë kam busull orientimi të bëj maksimumin, të bëj ato që duhen bërë. Natyrisht që ndihem mirë kur media thotë fjalë të mira, por marrëdhënia me shtypin nuk merr pjesë të kohës time.

Cila ka qenë beteja më e fortë?
Nuk ka pasur ndonjë vështirësi, pasi të gjithë detyrat që më kanë besuar, pasi puna e bërë në Federatë jep frytet e saj. Edhe atje kam bërë më të mirën, me aq sa mundësi kam pasur.

Cila ka qenë gara më e fortë për kreun e FSHF-së?
Të gjitha kanë qenë shumë ët forta. Në mandatin e parë ka qenë më e vështirë, pasi më vonë kam punuar dhe kam krijuar mbështetjen time. Unë e vlerësoj maksimalisht çdo punë apo garë dhe nuk më intereson se kush janë sfidantët, ndaj nuk mund të ndaj asnjërin prej tyre.

Ishte një iniciativë e juaja, apo propozim, shtysa për të garuar për zv. President?
Unë realisht nuk e kisha menduar, por ishte vetë kreu i UEFA-s, që ma propozoi. E pranova dhe e mirëprita. Normalisht në historinë e institucionit, anëtari që merr më shumë vota në Komitetin Ekzekutiv, është kandidat potencial për zv. President.

Çfarë fiton Shqipëria nga zgjedhja juaj në këtë post?
Shqipëria është një nga 55 anëtarët e këtij institucioni dhe nëse bën mirë detyrat e saj, përfiton jo pak. Çdo vit ne organizojmë turne kualifikues, që u japin shanse rinisë, por edhe organizime të tjera si Conference League dhe Euro 2025 për U17-ën, që i janë besuar Shqipërisë.

A është në ambicien tuaj të kandidoni për vendin e Ceferin, kur t’i mbarojë mandati?
Unë sapo jam zgjedhur zv. President dhe kam marrë angazhimin për të plotësuar pritshmëritë e atyre që më kanë zgjedhur. Do të jem shumë i kënaqur të bëj mirë në këtë detyrë.

Sa e keni shijuar pjesën e të qenit shqiptar, numri 2 i UEFA-s?
Është kënaqësi të jesh në atë institucion dhe të jesh shqiptar. Është një organizatë shumë e organizuar dhe e përparuar, ndaj jam shumë i kënaqur që jam aty.

A është thyer rekordi i mesazheve që keni marrë ndonjëherë?
Në fakt kam marrë shumë mesazhe nga mënyra të ndryshme dhe nuk e kam pritur që të bënte kaq shumë lajm zgjedhja ime në atë post. Në fakt shqiptarët ndihen mirë që një shqiptar zgjidhet në një post kaq të rëndësishëm dhe më urojnë edhe në rrugë për këtë.

A jeni ju presidenti më i vjetër, anëtar i organizatës së UEFA-s?
Jo, ka edhe më të vjetër se unë.

Keni marrë një karton të verdhë sa i përket sjelljes së tifozëve. Ndaj Çekisë luajmë me kusht, çka do të thotë se nëse përsëritim incidentet, luajmë me dyer të mbyllura ndaj Ishujve Faroe?
Është kështu në fakt, pasi do të luajmë me kusht. Nëse do të ketë sërish ngjarje të tilla, atëherë do të detyrohemi të luajmë me dyer të mbyllura. Kemi marrë masat që të shmangim incidente të tilla. Nuk është vetëm dëmi ekonomik i të luajturit pa tifozë, por ato flakadanë rrezikojnë të dëmtojnë edhe njerëz të tjerë, siç ka ndodhur jo pak nëpër botë. Kemi hartuar një plan masash për të shmangur incidente të tilla, në koordinim me Policinë e Shtetit, pasi edhe përgjegjësia e saj është më e madhe. Shpresoj të kemi një ndeshje Fair Play në shkallët e stadiumit.

Broja sapo ka shënuar gol…
Është një lajm shumë i mirë dhe më vjen shumë mirë që ai është rikthyer të luajë, pas atij dëmtimi të rëndë.

Ka shumë meme për çmimet e biletave në tregun e zi…
Për ndeshje të tilla, çdo lloj stadiumi është shumë i vogël. Interesi është shumë i madh, por ata 22 mijë që do të jenë aty, do të mbështesin maksimalisht kombëtaren. Kemi një ndeshje shumë të vështirë, përballë një kundërshtari të fortë, por edhe ne jemi shumë të fortë.

Nesër nis shitja e biletave për Euro 2024. A duhet të rezervojnë shqiptarët?
Ne në një lloj mënyre e kemi prerë biletën, pasi kemi bërë prenotimet në hotelet në të gjithë qytetet e mundshme ku do të ketë ndeshje. Kemi edhe tre finale, ndaj shpresoj që ta arrijmë edhe në fushë, duke dhënë maksimumin.

Pas ndeshjes me Poloninë keni ulur me këmbë në tokë skuadrën. A keni edhe tashmë një mesazh për të kthyer ekipin me këmbë në tokë?
Unë kam qenë i kënaqur me atmosferën në skuadër pas ndeshjes me Çekinë. Shkova në dhomat e zhveshjes i lumtur, pasi morëm një barazim të rëndësishëm, por nuk i gjeta duke festuar dhe më thanë që do të gëzojnë vetëm kur të sigurojnë kualifikimin. Djemtë janë të gjithë shumë profesionistë dhe në Çeki nuk shkohet për të festuar me një barazim. Kundërshtari është i fortë, për t’u respektuar, por jo për t’u pasur frikë. Do të japim maksimumin dhe shpresoj të marrim maksimumin, Është një ndeshje që ka tre rezultate brenda.

Read more

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Të Lidhura

nga 27
23:00 | 17/05/2026
0

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

nga 27
21:40 | 17/05/2026
0

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

21:26 | 17/05/2026
0

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

nga 27
20:50 | 17/05/2026
0

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur pasditen e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlore. Breshka kishte dëmtime në...

Para
Video erotike/ Befason ekspertja: Është montazh –

Video erotike/ Befason ekspertja: Është montazh -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –

23:00 | 17/05/2026
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

21:40 | 17/05/2026
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

21:26 | 17/05/2026
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

20:50 | 17/05/2026
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

20:44 | 17/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –
  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –
  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –
  • Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –
  • Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –
  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com