Nga Donaldi tek Donaldi, në pritje të një “fermani” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Donaldi tek Donaldi, në pritje të një “fermani”

12:13 | 07/01/2017
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Ka pasur një lloj ngazëllimi tek mediat pranë opozitës, në lidhje me njoftimin se presidenti i zgjedhur Donald Trump ka vendosur të largojë ambasadorët amerikanë të caktuar gjatë mandatit të Presidentit Obama. Natyrshëm në këtë përllogaritje është përfshirë edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.

Në fakt “ngrirja” ose kërkesa për dorëheqje formale apo edhe largimi i titullarëve të trupit diplomatik, është një procedurë e kahershme në politikën e jashtme amerikane, sa herë që ndërrohet kreu i Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë njohësit e diplomacisë amerikane venë në dukje se largimi i ambasadorëve pas zgjedhjes së një presidenti të ri, prek më së pari titullarët diplomatikë që konsiderohen si politikë. Pra, ata ambasadorë që nuk vijnë nga shërbimi dhe që nuk kanë karrierë diplomati. Donald Lu nuk është një ambasador politik dhe teorema e “spastrimit” diplomatik të Presidentit Trump mund të mos e verë fare në shënjestër. Gjithsesi, si shumë e shumë procese që ndodhen pezull brenda dhe rrotull Shtëpisë së Bardhë, edhe fati i ambasadorëve të SHBA do të vendoset pasi presidenti të ketë bërë betimin. Në praktikën diplomatike amerikane, ambasadori është formalisht i dorëhequr në çdo moment të karrierës së tij.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

“Fermani” i mundshëm i largimit të ambasadorit Lu sjell në fakt në tregun e debatit e analizës politike një tjetër temë të lidhur me të; atë të marrëdhënieve disa herë konfliktuale e traumatike që ka pasur një segment i klasës politike shqiptare, me ambasadorët e SHBA-së, të cilët kanë shërbyer në vendin tonë. Dhe në këtë rrafsh mandati shqiptar i Donald Lu nuk bën përjashtim.

Duke hequr mënjanë ambasadorin e parë amerikan Uilliam Rajerson, njeriun që shoqëroi periudhën e ndryshimit të sistemit në Shqipëri, thuajse të gjithë pasardhësit e tij kanë pasur me kalimin e viteve, marrëdhënie të acaruara me të djathtën dhe kreun e saj historik Berisha. Qysh nga Mariza Lino, Jozef Limpreht dhe me vonë Xhon Uidhers e Aleksandër Arvizu, rregullisht kurba e marrëdhënieve mes tyre dhe të djathtës shqiptare ka njohur rënie me kalimin e javëve e muajve.

Emblematik është ambasadori i parafundit Arvizu, i cili e mori detyrën mes tensionit të ngjarjeve dramatike të 21 janarit (mbahet mend, kur e quajti Berishën burrë shteti), për të kaluar më pas drejt një ftohjeje e acarimi gradual me ish-kryeministrin. Fati i Arvizut është metaforë dhe sintezë e raporteve përgjithësisht problematike që Berisha dhe PD kanë pasur me ambasadorin amerikan të rradhës në 25 vjetët e fundit.

Ngjarje madhore si zgjedhjet e vitit 1996, incidentet e rënda të një viti më pas, Gërdeci, 21 janari dhe konflikte të tjera që kishin të bënin me gjyqësorin, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ato të mediave e opozitës në veçanti, kanë qenë rregullisht subjekte përplasjesh të ambasadorëve amerikanë me të djathtën, në opozitë apo në pushtet.

Donald Lu nuk është përjashtimi nga rregulli, por është “normaliteti” i një raporti historikisht të vështirë, që vijon të mbetet i tillë edhe pse në krye të Partisë Demokratike ka ardhur Lulzim Basha. Konflikti që prodhoi mes PD dhe ambasadës së SHBA reforma në drejtësi, ku Lu, por edhe Vlahutin u detyruan t’i drejtohen më shumë se një herë me tone të ashpra opozitës, për të dhënë konsensusin për reformën, tregon që do të duhet të rrjedhë ende ujë nën ura, para se të kemi një ambasador amerikan që ka marrëdhënie normale me të gjitha palët politike në vend. Me shumë gjasë ky do të jetë edhe një ndër pengjet e ambasadorit Lu, deri ditën, kur do të lërë detyrën. Me ose pa urdhrin e prerë të Donaldit tjetër, Presidentit të SHBA-së!

/javanews.al/

Etiketa: Aleksander Arvizuburrë shtetiDonald LufermanNga Donald TrumpngazëllimSkënder Minxhozispastrim

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Gripi/ Zyrtare: Ministria e Shëndetësisë shtyn nisjen e procesit mësimor deri më 16 janar

Gripi/ Zyrtare: Ministria e Shëndetësisë shtyn nisjen e procesit mësimor deri më 16 janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com