Nga ditët e At Gjergj Fishtës në New York-SHBA, në vendorigjinën e tij në Domgjon të Mirditës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga ditët e At Gjergj Fishtës në New York-SHBA, në vendorigjinën e tij në Domgjon të Mirditës

16:36 | 04/12/2019
në Gossip, Kryesore
0

Nga Rovena Vata

Një vizitë në vendorigjinën e At Gjergj Fishtës, në Domgjonin Historik e Turistik në Mirditë, në trojet e kullës ku lindi gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, rrëzë malit të Munelles, pranë Gurrës së Lashtë, e vetmja Gurrë në Ballkan e këtij lloji, pa asnjë paralele tjetër të ngjashme, vite e shpallur monument kulture e mbrojtur nga shteti.

Domgjoni i Mirditës vendorigjina e At Gjergj Fishtës, i plotëson të gjitha kriteret historike-kulturore e natyrore, të shpallet fshat turistik, që nga Gurra e Lashtë e deri tek Mali e bjeshkët e Munelles, me resurse natyrore të shumta e të rralla, dhe një numër të madh kafshë të egra, deri te rrëqebulli specie në zhdukje, i kanë hapur rrugën Munelles drejt shpalljes Zonë e Mbrojtur dhe Domgjonit Fshat Turistik.

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Nga New Yorku SHBA, ku ishin të ftuar ne ditët e Fishtës, vizituam vendorigjinën e Fishtës në Domgjon të Mirditës, me historianin Paulin Zefin, Mjeshtrin e Madh Agim Doçi dhe bashkëshorten e tij Yllka Çausholli, vizituam trojet ku ka lindur gjyshi i Fishtës Simon Ndoc Paci në Domgjon të Mirditës.

Në krahun tonë, ishte rapsodi qytetar nderi, Mjeshtri i Madh Gjon Frroku,
7 vjeçari fenomen Nikoll Prendi, i cili reciton 2900 vargje të Fishtës pa u ndalur, me prindërit e tij Valbona e Valentin Prendi dhe tekst-shkruesi i vargjeve të Fishtës, Fran Laska.

Në Domgjon na priten familjaret e familjes e gjakut të Fishtës, të familjes Paci, Ndue Paci, Vitor Paci, Danjel Paci me në krye veprimtarin e madh të promovimit të imazhit dhe veprës të Fishtës, Besnik Paci.

Në krah të familjes Paci na priti kushëriri i tyre i ardhur nga Zadrima, nipi më i afërt i Fishtës, 76 vjeçari Gjergj Ndoka (gjyshi i Gjergj Ndokes është vëllai i At Gjergj Fishtës, Leka i Ndok Simon Ndoc Pacit).

Na priten në familjen e tyre me shumë nderim e respekt edhe familjaret e Orjeta Domgjonit e njohur si “Jerina e Fishtës”, në rolin e Jerinës, që interpreton prefekt, sipas shkrimeve që vete Fishta, i shkruan origjinës Mirditës, bjeshkëve të Munelles dhe Gurrës të Lashtë, në kryeveprën e tij poetike, “Jerina Ase Mretnesha e Luleve”.

Gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci është larguar në vitin 1800 nga Domgjoni drejt Fishtës, për të shpëtuar bagëtinë nga dimri i acartë të viteve 1800, pasi familja Paci shquhej për zhvillim të blegtorisë nder shekuj, duke sfiduar dimrat e acartë, plot vështirësi në Domgjon të Mirditës.

Mons. Zef Oroshit, në revistën: “Shêjzat”, 1-2, Romë, 1962, f.21. shkruan dëshmitë e takimit të tij me At Gjergj Fishtën në Romë e Kol Pacin në Domgjon të Mirditës.

“Tue përkujtue Fishtën”, nga Mons. Zef Oroshi, i cili informon Prof. Ernest Koliqin, P. Danjel Gjeçaj e Dr. Martin Camaj, për takimin e tij me At Gjergj Fishtën në Romë në vitin 1939, që i konfirmon origjinën nga Mirdita Zef Oroshit, i cili dy vite më vonë takoi Kol Pacin në Domgjon të Mirditës, që Zef Oroshi e quan të parin e Fishtës.

Monsinjor Zef Oroshi dëshmon:Kur i tregova Fishtës, se isha nga Mirdita: «Edhe un nga ai vend jam — tha Fishta — e trojet e të parëve nuk i kam shitë as falë». Dy vjet ma vonë më ra me shkue në Domgjon (Fand) për çashtje apostullimi e, bashkë me famullitarin e vendit, atëherë D. Nikoll Luli, shkuem me u pjekë me të parin e fisit t’At Fishtës. Quhej Kol Paci. Nji burr shtat mesatar, gjoksin e gjanë ‘e shllung me lesh, vetulla të mdhaja, ballin e naltë, me ’i kuvend rrashtë e të matun, kund, nja gjashtëdhetë vjeç. Kur i permendme At Gjergjin, nisi disi me dredhë mustakët si në shej krenijet të meritueshme. « Fisi i im-tha-u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetëm se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni». Nga fiset të tjera të Fandit mbahej fis autokton. Shtëpijë bujare besnike e e urtë”.

Historiku i çdo personaliteti, figure kombëtare, vendi apo kombi, është i lidhur i ngushtë me identitetin e origjinës se tij e Mirdita Ilire-Autoktone, është vendorigjina e shumë figurave kombëtare, që njihen ndërkombëtarisht.

Etiketa: At Gjergj FishtaDomgjonin Historik e Turistik në MirditëRovena VataSimon Ndoc Paci

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
Kuvendi zgjedh nesër kryeprokurorin e ri, mazhoranca nuk vendos dot pa kartonat e opozitës

Kuvendi zgjedh nesër kryeprokurorin e ri, mazhoranca nuk vendos dot pa kartonat e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com