Nga Cincu – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Cincu

18:49 | 12/06/2017
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Nga Anila Basha

Ç’bëhet ndonjë gjë nga Shqipëria? Duket çudi, por 148 ushtarakët shqiptarë të misionit Cobra, nuk e kanë idenë se cfarë ndodh në vendin e tyre përveç përqëndrimit në prezantimin sa më mirë në kuadër të Noble Jump 2017, ushtrimit të radhës së NATO-s që këtë vit, po zhvillohet në Cincu të Rumanisë.

 Kapiten Besnik Tusha drejton gjithë Cobran shqiptare që ka ardhur nga Shqipëria në Cincu të Rumanisë për 5 ditë, me një ndalesë në Greqi e një në Bullgari, për mjetet dhe ushtarët.

A e morët vesh se Shqipëria fitoi ndeshjen dje me Izraelin me të njëjtin rezultat që ata na rrahën në “Elbasan Arena” apo jo?

Sa i thua informacionin më të fundit që nuk kanë dijeni, të gjithë brohorasin me gëzim. Djemtë e kombëtares kanë fituar atje, siç po fitojnë këta betejat e tyre në fushën e ushtrimeve të NATO-s përballë superfuqive si SHBA e UK, apo Polonia, Spanja, e shumë vende të tjera që për nga shpenzimet e tarafi, duket se kanë më shumë para në dispozicion se Cobra jonë.

Nuk kanë se nga ta dinë që Shqipëria fitoi tre me zero me Izraelin dhe u tregoj se dy gola i bëri Sadiku e një Memushaj. Nuk kanë informacion as për situatën politike në vend dhe nxehjen e fushatës zgjedhore. Aksesi në wifi është shumë i pakët në bazën stërvitore në Cincu; rregullat janë të rrepta dhe duhen zbatuar rigorozisht; telefonatat më së shumti bëhen vetëm për familjarët e të afërmit.

Kapiten Besnik Tusha tregon se djemtë dhe vajzat e skuadrës shqiptare kanë marrë pjesë dhe janë të stërvitura edhe për prova dhe ushtrime më të vështira se kaq. Në fund të fundit, ajo që ndodhi sot ishte një demonstrim në kuadër të stërvitjes Noble Jump 2017 që do të zhvillohet të mërkurën.

Jemi duke zbatuar pikë për pikë detyrat. Nuk është hera e parë dhe kemi pasur misione të suksesshme kudo që kemi shkuar, thotë Besnik Tusha.

Zv.toger Hekuran Budani thotë se pikërisht Cobra ka pasur 6 misione të mëdha ndërkombëtare dhe është e specializuar për operimin edhe në kuadër të misioneve të tjera. Psh, këtë radhë, Cobra shqiptare  varet drejtpërdrejt nga komanda angleze, por për 148 ushtarët shqiptarë, kjo nuk përbën ndonjë problem.

Nuk duhet të flasim për kushtet. Ushtarët shqiptarë, të gjithë e dinë se nuk kanë të njëjtin standart pagese me standartin e NATO.

Nuk e kemi menduar kurrë këtë dhe në këtë mënyrë, thotë Kapiteni Besnik Tusha. Ne në fund të fundit, kur qëndrojmë këtu në fushë, duam që të jemi krenar për këtë flamur që përfaqësojmë tek uniformat e makinat tona. Ja sa mirë na treguat sesi fituam me Izraelin??? Dmth, në shumë fusha, kemi me cfarë të krenohemi.

Dhe është e tepërt të flasësh sesi do të kalojnë deri në 28 qershor djemtë dhe vajzat e COBRA në Cincu të Rumanisë. Eksperienca dhe provat që bëjnë u shërbejnë për të qenë super të trajnuar.

Përshembull, ata sduan as ta kujtojnë incidentin që u ndodhi makinave të tyre në Greqi. Ishin në fakt trupa të NATO-s,  por më shumë se aq, ishin trupa ushtarësh shqiptarë.

Asgjë me rëndësi dhe asgjë që nuk ka kaluar tashmë, thotë kapiten Besnik Tusha që nuk do ta konsiderojë as si incident një gjë të tillë.

Pastaj hyjmë në disa detaje dhe drejtuesit e Cobra të tregojnë me krenari se në grupin e tyre ndodhen edhe tre ushtarake shqiptare; një radiste, një doktoreshë dhe një ushtarake.

“Përshëndetje, jam nëntogere Larisa Shalaj. Eshtë hera e parë për mua që gjendem në një mision të tillë. Një eksperiencë që s’mund dhe s’dua ta harroj edhe pse jam e sigurt se do të ketë të tjera”, thotë Larisa, vajza moderne shqiptare, që në qafë mban stetoskopin e flokët në një anë i ka më të gjatë e në një anë më të shkurtër. Fiks moderne….

Ajo është shumë e gjatë dhe e buzeqeshur gjithë kohën. “Eh”, mendoj unë dhe ia them me gojë. Në stërvitje si kjo, nuk është njëlloj si në luftë.

Doktoresha ka kryer studimet në Turqi për mjekësi dhe menjëherë është kthyer në vend. Pas kësaj, edhe me stërvitjen dhe programet për të qenë pjesë e ushtrisë shqiptare, që Larisa thotë se i ka pasur gjithmonë pasion.

Me më pak fjalë më prezantohet kapterre Sadete Popshini, një ushtarake me eksperiencë në qendrim e në vështrim. Buzëqesh, por pak më e ngurtë. Sadetja më tregon se është i pesti mision ndërkombëtar dhe eprorët e saj thonë se janë të kënaqur me sjelljen dhe reagimin. Por edhe eksperiencën. Më parë ka qenë edhe në Letoni, Poloni e Gjermani.

Më shumë do t’i shohim të mërkurën, kur në stërvitjen gjenerale COBRA shqiptare në kuadër të forcave të NATO-s do të japë më të mirën jo vetëm për dislokimin, e zhvendosjen nga vendi i supozuar i luftës, por edhe për dyluftimin në terren.

Sepse 148 COBRA-t shqiptare, edhe pse të pakta në numër në një ushtrim një mujor me përfaqësuesit e 11 vendeve anëtare të NATO-s në kuadër të “Noble Jump 2017” ku marrin pjesë mbi 5000 ushtarë, tregojnë më të mirën e vetes, dhe Shqipërisë.

/newsbomb/

Etiketa: Anila BashaCincuNATOrumaniushtarakët shqiptarë

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
26-vjetori i PS/ Luan Rama: Rilindja kërkon t’ja tjetërsojë partisë simbolet e ngjyrën

26-vjetori i PS/ Luan Rama: Rilindja kërkon t'ja tjetërsojë partisë simbolet e ngjyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com