NEWBORN një porosi nga Kosova për botën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NEWBORN një porosi nga Kosova për botën

13:49 | 17/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Ik, por kam një këshillë… –

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

E bujshme/ Klubi i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, ekipi mer vendimin –

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë –

Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN që gjendet në Prishtinë, pothuajse çdo vit dërgon një porosi nga Kosova për botën.

Ky monument, i cili tashmë është simbol i pavarësisë së Kosovës, këtë vit dërgon mbështetje për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, cilat ishin mesazhet e këtij monumentit ndër vite?

2008: Më i madh se vetë jeta

Momumenti NEWBORN më 2008.
Momumenti NEWBORN më 2008.

NEWBORN, i cili simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës, u krijuar në një kohë rekorde brenda 11 ditëve nga autori, Fisnik Ismaili. NEWBORN-i u zbulua më 17 shkurt 2008, në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë. Atë ditë, mbi 150 mijë njerëz u nënshkruan në këtë monument. Të parët që nënshkruan ish-presidenti, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

NEWBORN-i është ndërtuar nga një skelet çeliku dhe është i mbuluar me shtresë metali prej 4mm. Çdo shkronjë ka lartësi prej tri metra, që peshon përafërsisht një ton. Ky është monumenti më i vizituar në Kosovë.

Prej 17 shkurtit 2008, shtatë shkronjat e këtij obelisku nuk ndryshuan pamjen deri në përvjetorin e pestë të pavarësisë së Kosovës.

Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili tha për Radion Evropa e Lirë se qysh në fillim kishin dy ide si do të vazhdohej të jetësohej ky monument.

Ideja e parë, sipas Ismailit, ishte që të ruheshin nënshkrimet e 17 shkurtit 2008, duke e konservuar monumentin. Por, pasi që nuk u arrit të konservohet, u mendua që NEWBORN-i të ndryshojë pamje çdo vit.

Arsyeja se pse pamja e NEWBORN-it nuk ndryshoi për pesë vjet, siç thotë Ismaili, ishte neglizhenca e autoriteteve për të formuluar një plan të qartë dhe një praktikë për mirëmbajtën e monumentit.

2013: Mirënjohja

Në vitin 2013, Qeveria e Kosovës vendosi që NEWBORN-in ta ngjyrosë me ngjyrë të verdhë, duke rikthyer pamjen që ky monument e kishte pasur në fillim. Kjo ngjyrë është njëra nga ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Momumenti i NEWBORN-it më 2013.
Momumenti i NEWBORN-it më 2013.

I pakënaqur me këtë, ideatori i NEWBORN-it, Fisnik Ismaili u bëri thirrje qytetarëve të cilët iu bashkuan në numër të madh për të pikturuar të gjithë flamujt e shteteve që deri në atë vit e kishin njohur pavarësinë e Kosovës.

Deri në vitin 2013, numri i shteteve që e kishin njohur Republikën e Kosovës ishte 96.

2014: Kujtim për të rënët

 

Momumenti i NEWBORN-it më 2014.
Momumenti i NEWBORN-it më 2014.

Në këtë përvjetor, ngjyrat e NEWBORN-it ishin të uniformave të ushtarëve të vendeve që kanë ndihmuar Kosovën për çlirim. Secila shkronjë u ngjyros me lara ushtarake, identifikuese të ushtrive të shteteve të NATO-s. Në këtë formë, Kosova shprehi mirënjohjen për sakrificën e atyre burrave dhe grave të guximshme që ndihmuan çlirimin e Kosovës.

Ndërhyrja e forcave ajrore të NATO-s, kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, e cila filloi 15 vjet më parë, më 24 mars, shënoi fillimin e bombardimeve për 78 ditë mbi këto caqe, si dhe ngjalljen e shpresës për qytetarët e Kosovës se liria ishte afër.

2015: Shprehu lirshëm

Në kujtim të NEWBORN-it të parë, ku njerëzit i shprehën ndjenjat e tyre duke shkruar me markera të përhershëm në monument, varianti i vitit 2015 ishte vazhdim i zgjeruar i asaj ideje, thotë Fisnik Ismaili.

Me moton “Shprehu shlirë, ndjehu mirë”, qytetarët ishin të lirë të pikturonin çfarëdo që dëshironin, përveç shkronjës “E”, e cila mbeti e zezë dhe e cila simbolizonte emigrimin masiv të qytetarëve në atë vit.

NEWBORN-i më 2015.
NEWBORN-i më 2015.

Më 2015, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga Kosova u larguan mbi 75 mijë qytetarë.

2016: Izolimi

Qielli i kaltër me re e i mbuluar me gjemba në vitin 2016 përçoi mesazhin e izolimit, pamundësinë e Kosovës për t’u integruar në Bashkimin Evropian si dhe çështjen globale të refugjatëve. Telat me gjemba në monumentin e NEWBORN-it, ishte thirrje për botën për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Monumenti i NEWBORN-it më 2016.
Monumenti i NEWBORN-it më 2016.

Ndryshe, procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012, por që ende si proces nuk është finalizuar.

2017: T’i rrëzojmë muret

Si reagim ndaj të gjitha mureve të tilla nëpër botë, si dhe murit i cili ndërtohej në Mitrovicën e Veriut, pranë urës së Ibrit, porosia e NEWBORN-it ishte më inovative dhe e drejtpërdrejtë. Derisa një pjesë e madhe e strukturës qëndronte e ngritur, e ngjyrosur si mur, shkronjat N dhe W u shtruan përtokë, duke qëndruar horizontalisht.

Monumenti i NEWBORN-it më 2017.
Monumenti i NEWBORN-it më 2017.

Muri në Mitrovicë ishte ndërtuar gjatë dhjetorit të vitit 2016 nga autoritetet lokale të Mitrovicës së Veriut. Por, sipas Prishtinës zyrtare, ndërtimi i këtij muri ishte ilegal, e që nënkuptonte ndarjen e Mitrovicës dhe si i tillë kërkohej të rrënohej dhe më pas u rrënua.

2018: Dekada

Në këtë vit, Kosova shënonte 10-vjetorin e pavarësisë. Shkronja B e NEWBORN-it u zëvendësua me numrin 1, duke krijuar numrin 10, pasi u vendos pranë shkronjës O. Pastaj, numri 10 u ngjyros me ngjyrë ari, kurse shkronjat tjera u ngjyrosën me ngjyrë të argjendtë.

Monumenti i NEWBORN-it më 2018.
Monumenti i NEWBORN-it më 2018.

2019: Mbrojtja e tokës

NEWBORN-i i vitit 2019 i ishte kushtuar ambientit, pasi që ngrohja globale ishte çështje aktuale në botë. Në këtë vit, cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, pati arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara.

Monumenti i NEWBORN-it më 2019.
Monumenti i NEWBORN-it më 2019.

Sipas të dhënave të atëhershme të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ambasadës amerikane, vlerat e PM 2.5 ishin mbi vlerat e lejuara.

2020: Luftërat e pafundme

NEWBORN-i i vitit 2020 iu dedikua të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë konflikteve anembanë botës. Secila shkronjë përmbante fjali që tregonin përjetimet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, sipas institucioneve dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie, thuhet të jetë 20 mijë.

Monumenti i NEWBORN-it më 2020.
Monumenti i NEWBORN-it më 2020.

2021:Në përkrahje të luftës së UÇK-së

Qytetarët këtë vit kanë ngjyrosur monumentin me pëllëmbën e dorës së tyre, me një prej ngjyrave të ushtrisë, duke e treguar përkrahjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

Dy persona duke vendosur pëllëmbat e dorës në monumentin NEWBORN më 2021.
Dy persona duke vendosur pëllëmbat e dorës në monumentin NEWBORN më 2021.

Një vit më parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Të gjithë ata ndodhen në paraburgim në Hagë dhe janë duke u zhvilluar procese gjyqësore ndaj tyre./REL

Etiketa: "NewBorn"Monumenti i pavarësisë së KosovësPrishtinë

Të Lidhura

Ik, por kam një këshillë… –

Ik, por kam një këshillë… –

nga 27
13:19 | 02/02/2026
0

Deputetët demokratë dhe socialistë kanë replikuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve kur po diskutohej pr.ligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes...

Veliaj kallëzon për falsifikim dokumentesh, nënshkrim i rremë në Apel, nuk kam firmosur unë –

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

nga 27
13:05 | 02/02/2026
0

Një situatë e tensionuar e me debate është shënuar në seancën gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj....

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn –

E bujshme/ Klubi i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, ekipi mer vendimin –

nga 27
12:53 | 02/02/2026
0

Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj ka kontratë me Al-Ittihad deri në verën e 2028-të, kampionët e Arabisë Saudit...

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë –

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë –

nga 27
12:27 | 02/02/2026
0

Një aksident ka ndodhur prapa tunelit te Uji i Ftohtë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar...

Para
Gjykata dënon me 10 vite burg “Eskobarin e Ballkanit”

Pranohet kërkesa e Klement Balilit për ndryshim të masës së sigurisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ik, por kam një këshillë… –

Ik, por kam një këshillë… –

13:19 | 02/02/2026
Veliaj kallëzon për falsifikim dokumentesh, nënshkrim i rremë në Apel, nuk kam firmosur unë –

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

13:05 | 02/02/2026
Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn –

E bujshme/ Klubi i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, ekipi mer vendimin –

12:53 | 02/02/2026
Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë –

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë –

12:27 | 02/02/2026
Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat –

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat –

12:19 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ik, por kam një këshillë… –
  • Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –
  • E bujshme/ Klubi i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, ekipi mer vendimin –
  • Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë –
  • Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat –
  • Shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e kryebashkiakut të Tropojës dhe zëvendësit të tij –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ik, por kam një këshillë… –
  • Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com