Neue Zürcher Zeitung: Elina Duni, kjo shtegtare e mahnitshme muzikore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Neue Zürcher Zeitung: Elina Duni, kjo shtegtare e mahnitshme muzikore

18:30 | 27/03/2017
në Gossip
0

Gazeta zvicerane shkruan për këngëtaren e famshme shqiptare: Si qytetare e botës me pasaportë zvicerane ajo atdheun e gjen në melodinë e gjuhës, atje ku fjalët shndërrohen në muzikë”

 

Një ngjarje, një fenomen natyror. Kështu e kishte quajtur Elina Dunin gazeta zvicerane “NZZ am Sonntag” para dy vitesh. Tani për këngëtaren shqiptare, e cila dalëngadalë po bëhet pjesë edhe e kulturës zvicerane, ka shkruar edhe “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ). “Më pëlqejnë stacionet e trenit. Dhe në Zürich unë kisha një ndjenjë të mirë sapo arrita në stacionin e trenit”, thotë Elina Duni me një gjermanishte me ngjyrime të frëngjishtes. Ajo që një vit jeton në Zürich. Frëngjisht ajo mësoi në rini, pasi erdhi bashkë me të ëmën, shkrimtaren Besa Myftiu, nga Tirana në Luzern dhe pastaj u vendos në Gjenevë. Më vonë Elina u shpërngul në Bernë, ku vizitoi shkollën e atjeshme të xhazit.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Sipas NZZ në Zürich Elina Duni me zërin e saj të plotë, të ngrohtë shpejt e ka gjetur vendin e saj. “Tani Elina Duni kalon rrugëve të lagjes Wipkingen me fustanin e blertë shndritës dhe shikon diellin, ndërsa era tund flokët e saj të gjata, bojëkafe në të kuqe. Prania e saj tregon se ajo e ka gjetur vendin e vet në Zvicër. Këtë përshtypje ajo e zgjon vazhdimisht edhe në skenë, ku përherë qëndron këmbëzbathur. Ajo thotë se për të është me rëndësi që kur këndon të ndjej kontaktin me tokën. “Kur këndoj dua të jem si një pemë. Poshtë thellë e rrënjosur, lart e lehtë dhe duke u luhatur si gjethet”.

Rrënjët e Elina Dunit janë të thella, ajo sjell nga larg një frymë në xhazin zviceran. Meloditë melankolike nga juglindja e Europës ajo i interpreton me ekspresivitet të butë, në bashkëveprim mahnitës me pianistin Colin Vallon, basistin Patrice Moret dhe bateristin Norbert Pfammatter. Kuarteti i Elina Dunit ndërlidh xhazin modal dhe folklorin në mënyrë të veçantë. Deri më tani ky grup ka edituar katër albume, dy të fundit (“Matanë malit” dhe “Dallëndyshe”) përmbajnë këngë nga Shqipëria, atdheu i Elina Dunit). Falë shumë vokaleve dhe rrokjeve të buta “sh” shqipja dëshmohet si gjuhë shumë muzikale. Pasuria e saj tingullore shquhet menjëherë gjatë dëgjimit. Po ashtu edhe emocioni i këngëve, në të cilat përherë bëhet fjalë për çështje ekzistenciale si dashuria, vetmia, mërgimi.

“Muzika jonë synon t’i bashkojë njerëzit, pa marrë parasysh ku gjenden në këtë botë”, thotë Duni. Ajo këndon në dialekte të ndryshme të shqipes de kështu bashkon trevat e Shqipërisë, Kosovës dhe rajoneve shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, Greqi dhe Itali. Dy albumet e para (“Baresha” dhe “Lume Lume”) përmbajnë këngë në gjuhë të ndryshme të Ballkanit: greqisht, turqisht, bullgarisht, rumanisht, në gjuhën rome – “një qëndrim për pasurinë kulturore dhe kundër nacionalizmit”.

“Muzika popullore shumë lehtë mund të bëhet mjet i propagandës”, konstaton këngëtarja. Kjo, sipas saj, vlen për Zvicrën, ku muzika popullore përvetësohet nga partia populliste SVP, po aq sa edhe për Shqipërinë. Në kohën e komunizmit këngët popullore rishkruheshin dhe instrumentalizoheshin politikisht, këngë të tjera ndaloheshin. Sot, thotë Duni, muzika monotone elektronike e turbofolkut – “muzikë pa poezi” – po e dëbon muzikën popullore. Duni tregon se shumë dëgjues shqiptarë i kanë thënë se falë saj për herë të parë dëgjojnë këngë popullore. “A nuk është e pabesueshme që duhet të vijë një bend i xhazit nga Zvicra në mënyrë që njerëzit në Shqipëri t’i rizbulojnë këngët e veta?”

Me miksin e rafinuar të xhazit dhe folklorit ballkanik Elina Duni ka arritur të depërtojë në skenën ndërkombëtare të muzikës. Por ajo nuk dëshiron të përcaktohet sa i përket stilit. Kjo 36-vjeçare nuk është puriste, ajo synon ta zhvillojë muzikën pa pritje të qarta, dëshiron të zbulojë shumë gjëra. “Gjëja më e bukur në xhaz është se përherë ka rrugë për të befasuar veten”.

Krahas angazhimit në kuartet Elina Duni është duke testuar terrenin edhe si solo-këngëtare në drejtim të muzikës pop dhe rokut. Këngët e saj të kënduara në anglisht dhe frëngjisht në fund të marsit (27-29) mund të dëgjohen në laboratorin e klubit Moods të Zürichut. Bashkë me pianistin Jean-Paul Brodbeck ajo do të interpretojë këngë në standard të xhazit – një homazh për Billie Holiday, idhullin e saj të madh, krahas Shirley Horn, Sidsel Endresen, Sheila Jordan, Beatles dhe Radiohead.

Në programin solo “Nisja” (“Aufbrechen”) ajo shpërthen kufijtë e formatit të koncertit. Nga tekstet e saj dhe këngët në nëntë gjuhë krijohet një lloj teatri muzikor. Një shtegtare muzikore kremton shumëgjuhësinë e saj.

Në Shqipërinë komuniste ajo kaloi një fëmijëri të lumtur, si pesëvjeçare mori pjesë në koncerte dhe puthte televizorin sa herë që në të shfaqej Enver Hoxha. Si fëmijë ajo nuk dinte për represionin në vend. Por gjyshi i saj e provoi vetë diktaturën. Atij iu ndalua profesioni i shkrimtarit dhe mësuesit, tërë jetën shiti cigare pa iu dorëzuar dëshpërimit. Mërgimi e ka larguar Elina Dunin prej tij dhe prej Tiranës. Si qytetare e botës me pasaportë zvicerane ajo atdheun e gjen në melodinë e gjuhës, atje ku fjalët shndërrohen në muzikë./Marrë nga Dialog plus

https://www.youtube.com/watch?v=dglYTruzHdg

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Mirëserdhe o Pandi djali, se neve na mori malli… Foto LSA/ Malton Dibra

Mirëserdhe o Pandi djali, se neve na mori malli... Foto LSA/ Malton Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com