Nesër nis muaji i Ramazanit, kreu i KMSH mesazh besimtarëve: Uroj kjo situatë të largohet shpejt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nesër nis muaji i Ramazanit, kreu i KMSH mesazh besimtarëve: Uroj kjo situatë të largohet shpejt

15:13 | 23/04/2020
në Kryesore
0

Një ditë para nisjes së muajit të Ramazanit, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu i është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve.

“Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na e pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë. Lus Zotin që kjo situatë e krijuar nga Koronavirusi të largohet sa më shpejt dhe të rikthehemi sërish tek përjetimi i namazeve në xhami, iftareve të përbashkëta dhe takimeve vëllazërore.”

Mesazhi i plotë:

Read more

‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –

Banorët akuzojnë të riun për shpejtësi të lartë: ‘Policia nuk vepron, e ka në Akademinë e Rendit’

Aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror, bizneset mblidhen para Bashkisë së Vlorës –

SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –

Urimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Bismilahi Rrahmani Rrahim
Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtarë, nesër, më 24 prill fillon Muaji i Bekuar i Ramazanit. Kam kënaqësinë dhe nderin të uroj në emrin tim personal dhe ne emrin e institucionit që përfaqësoj të gjithë besimtarët mysliman nga Shqipëria, trevat shqiptare, diaspora dhe më gjerë: Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.

Jemi mësuar që Ramazanin ta presim me namzain e teravive, me përqafimet vëllazërore, me lutjet e përbashkëta krah në krah, por këtë Ramazan po e presim me një atmosferë ndryshe.

Situata e krijuar nga Covid-19 na ka detyruar që Ramazanin këtë vit ta përjetojmë kryesisht brenda një rrethi të ngushtë dhe familjar. Me shpresën dhe lutjet që tubimet për teravi, namaze nate dhe përjetimi i këtij muaji me xhemat të kthehet sa më shpejt.

Feja Islame i ka dhënë një rëndësi të madhe xhematit, adhurimeve të përbashkëta në grup, por Allahu i ka dhënë mundësinë njeriut që ta adhurojë Atë edhe individualisht. Kjo vlen edhe për Ramazanin.

E nisim këtë muaj me sihariqin që Allahu na jep në Kuranin famëlartë në suren Inshirah ku thuhet: “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi”.

Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i lutjes, i Kuranit, i bujarisë, është muaji i dashurisë, vlerave njerëzore, respektit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit.
Gjatë këtij muaji të rizgjojmë ndjenjat e bukura, të ndezim shpresat, të pastrojmë ndërgjegjet dhe të lutemi sa më shumë, sepse mëshira e Zotit në këtë muaj është e pakufishme.

Të nderuar besimtarë, situata në të cilën jetojmë na ka detyruar të qëndrojmë më shumë në shtëpi dhe të kalojmë një kohë më të gjatë, me fëmijët tanë, më bashkëshortet dhe me prindërit. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për të kaluar më shumë kohë produktive me fëmijët, t’ju mësojmë atyre bukuritë e besimit tonë, t’ju mësojmë librin e Zotit dhe të krijojmë një ambient ku ata të kënaqen.

Bashkëshortët të jenë mbështetje për njëri-tjetrin. Gjithashtu për të gjithë ata që jetojnë bashkë me prindërit të shtojnë sjelljet e mira ndaj tyre, fjalët e ëmbla dhe të bukura. Mos t’i harrojmë ajetet Kuranore dhe hadithet e Profetit Muahmed a.s mbi respektin dhe sjelljet ndaj prindërve.

Të nderuar besimtarë, mos të harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Iftaret tona të përvitshme le ti kthejmë në ndihma për familjet në nevojë.

Të nderuar motra dhe vëllezër,

Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshëm është momenti i duhur ti kërkojmë Zotit falje.

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na e pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë.

Lus Zotin që kjo situatë e krijuar nga Koronavirusi të largohet sa më shpejt dhe të rikthehemi sërish tek përjetimi i namazeve në xhami, iftareve të përbashkëta dhe takimeve vëllazërore.

Etiketa: besimtarët myslymankreu i KMSHmuaji i ramazanit

Të Lidhura

‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –

‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –

nga 27
19:02 | 06/05/2026
0

Prokurorë të Tiranës dhe Elbasanit do të jenë pjesë e dy skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e Kolumbisë kundër...

Banorët akuzojnë të riun për shpejtësi të lartë: ‘Policia nuk vepron, e ka në Akademinë e Rendit’

Banorët akuzojnë të riun për shpejtësi të lartë: ‘Policia nuk vepron, e ka në Akademinë e Rendit’

nga 27
18:12 | 06/05/2026
0

Banorë të fshatit Arapaj kanë denoncuar një 22-vjeçar, të identifikuar si Albi Bizgjoni, duke e akuzuar se lëviz me shpejtësi...

Aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror, bizneset mblidhen para Bashkisë së Vlorës –

Aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror, bizneset mblidhen para Bashkisë së Vlorës –

nga 27
17:52 | 06/05/2026
0

Bizneset mblidhen para Bashkisë, kërkojnë takim me kryetaren për prishjet në prag të sezonit turistik. Dhjetëra përfaqësues biznesesh janë mbledhur...

SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –

SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –

nga 27
15:30 | 06/05/2026
0

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po i afrohen një marrëveshjeje mbi një memorandum një-faqësh për t’i dhënë fund luftës në...

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

Shkon në 663 numri i të prekurve nga koronavirusi, vatër e rrezikshme në burgje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –

‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –

19:02 | 06/05/2026
Banorët akuzojnë të riun për shpejtësi të lartë: ‘Policia nuk vepron, e ka në Akademinë e Rendit’

Banorët akuzojnë të riun për shpejtësi të lartë: ‘Policia nuk vepron, e ka në Akademinë e Rendit’

18:12 | 06/05/2026
Aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror, bizneset mblidhen para Bashkisë së Vlorës –

Aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror, bizneset mblidhen para Bashkisë së Vlorës –

17:52 | 06/05/2026
SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –

SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –

15:30 | 06/05/2026
Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

15:08 | 06/05/2026

Më Të Lexuarat

  • ‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –
  • Banorët akuzojnë të riun për shpejtësi të lartë: ‘Policia nuk vepron, e ka në Akademinë e Rendit’
  • Aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror, bizneset mblidhen para Bashkisë së Vlorës –
  • SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –
  • Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –
  • Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –
  • Banorët akuzojnë të riun për shpejtësi të lartë: ‘Policia nuk vepron, e ka në Akademinë e Rendit’

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com