Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur ditën e shtunë me një bashkëbisedim live në rrjetin e tij social Facebook. Në përgjigje të pyetjeve të ndjekësve të tij, Berisha ka folur edhe njëherë për mbrojtjen e votës, duke theksuar se “në rast nuk përmbushim këtë detyrim, ‘de facto’ ne legjitimojmë farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e vendit.”
“Ajo që mund t’u them është se vazhdon përpjekja jonë për identifikimin e farsës elektorale të majit 2023 në çdo segment dhe qelizë të saj.
Në një proces të cilin unë e konsideroj si mbrojtje të votës, dhe në të vërtetë në rast se ne nuk përmbushim këtë detyrim, de facto ne legjitimojmë farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e vendit.
Ndaj po punojmë me intensitet çdo ditë për realizimin e këtij objektivi, sikundër do kalojmë në analizë të plotë të të gjithë problematikës që u konstatua gjatë zgjedhjeve nga PD dhe në PD.”-deklaroi Berisha.