Nëse nuk di ta edukosh popullin pa ndëshkime, ik! Largohu! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëse nuk di ta edukosh popullin pa ndëshkime, ik! Largohu!

20:08 | 21/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erges Eskiu

Gjithmonë ka mundësi për t’i dhënë zgjidhje çdo situate me edukim, pa ndëshkim, nëse duam vertetë të zgjidhim dhe edukojmë pa mendësi ndëshkimi!

Si bëhet kjo? Padiskutim duke menduar pozitivisht, duke motivuar çdo burim të mendojë për alternativa të shëndetshme për popullatën.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Së pari, duhet e gjithë vëmendja tek mjekët, personeli mjekësor dhe profesionistët e tjerë si ekonomist, psikolog, ekspert të sigurisë etj. Kryeministri duhet të heq dorë nga daljet publike dhe përvetësimi, ose maximizimi i vëmendjes së publikut. Kjo është situatë e vështirë e cila zgjidhet me profesionistë, jo me politikë. Nëse propaganda qeveritare nxjerr ministrat të këpusin broçkulla të dirigjuara nga lart dhe kryeministri del me thonj pa prerë (me qëllim), jep vendime të pastudiuara dhe ben kllounin nëpër ekrane, krijohet shpërqendrim në publik dhe popullata nuk është e përqendruar 100% tek mesazhet e profesionistëve, por merret edhe me show-n qeveritar, humorin tallës, që shkakton qeveria apo është i nxitur prej veprimeve të saj.

Kjo sjellë rrjedhimisht humbjen e rëndësisë së mesazhit të profesionistëve, popullata rrjedhimisht e humbet seriozitetin dhe fokusin nga ç’ështja sepse merret me propagandën dhe bën që të kemi keqmanaxhim të situatës.

Së dyti shteti duhet të qetësoj popullatën se ushqimet nuk do mbarohen asnjëherë në markete ndaj nuk ka nevojë të rendni me vrap për të mbushur shtëpiat me ushqime dhe tet krijojnë rradhë të gjata nëpër markete ose grumbullime të panevojshme dhe institucionet e shërbimit të qytetarëve dhe bisneset duhet të vendosin rradhën me numra dhe mbajtjen e distancës minimale për mos-përhapjen e virusit, kështu njerëzit nuk do ziheshin në radhë dhe nuk ka nevoje për ndëshkime.

Së treti është shumë e rëndësishme të informohet vazhdimisht popullata nëpërmjet RTSH ose edhe mediave private për këshillat, që duhen ndjekur në çdo lloj situate.

Së katërti duhet të hiqet fasha orare pasi krijohet në mënyrë automatike grumbullimi masiv i njerëzve para marketeve ose bankave, por dalja duhet të jetë e kontrolluar me autorizim dhe në rastet pamundesisë së menaxhimit nga ana e policisë të grumbullimeve masive mund të përdoret ushtria, pa armë në krahë.

Së pesti duhen ndihmuar bisneset në lidhje me pagat dhe sigurimet e punonjësve pasi kjo do të rrezikonte falimentimin dhe mbylljen shumë bisneseve të vogla, por ndoshta edhe të mëdha. Ekspertët e opozitës thonë se për bisnesin e vogël nevojiten 25 milion euro/muaj dhe në total për daljen nga kriza nevojiten 90 milion euro/muaj diçka shumë e mundur për vendin tonë .

Së gjashti duke i garantuar shtresave në nevojë një pagesë minimale prej 200€/muaj për frymë me kushtin, që ata të mos thyejnë rregullat e përcaktuara nga profesionistët e shëndetit.

Së shtati transparencën për marrjen e vendimeve, që bën qeveria në lidhje me krizën e shkaktuar nga Covid-19.

Personalisht mendoj dhe besoj se nuk ka as edhe një grimcë morali për të ndëshkuar popullatën dhe trumbetuar gjoba e burg, kur Ti nuk i ke garantuar as edhe një siguri popullatës, që virusi të mos hyjë, nuk i jep shërbim, nuk i jep kujdes, nuk e mbështet për të përballuar krizën.

Nuk e ka fajin populli shqiptar, e ka fajin qeveria. Një popull  që ka vuajtur prej dhunës së diktaturës, ta ndëshkosh apo dhunosh serish i bën veç dëme! Nëse nuk di ta edukosh popullin, nëse nuk ke durim ta edukosh, ik! Largohu! Hap krahun, s’ta kemi për borxh dhunën dhe krizën e urisë!

 

Etiketa: alternativa të shëndetshmeburguedukimiedukimi i popullitErges Eskiugjobatndëshkimi

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Rama merr pamjet e Algjerisë nga protesta, i publikon duke thënë se janë nga Spanja (film)

Rama merr pamjet e Algjerisë nga protesta, i publikon duke thënë se janë nga Spanja (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com