Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se hapja e negociatave me Tiranën e Shkupit është një lajm i mirë për rajonin dhe Evropën.
“Një hap më pranë familjes evropiane për Ballkanin Perëndimor”, tha ai përmes një postimi në Twitter.
Janë hapur zyrtarisht negociatat Shqipëri-BE. Ministri i Jashtëm i Çekisë ka njoftuar zyrtarisht para delegacionit shqiptar se “erdhi momenti që të hapen negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë”.
“Momenti nisi”, tha ai duke njoftuar kështu hapjen e negociatave.
Ministri i Jashtëm i Çekisë parashtroi gjatë fjalës së tij detyrimet që ka Shqipëria gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në drejtim të Bashkimit Evropian. Ai tha se BE pret që Shqipëria të respektojë traktetet e Bashkimit Evropian mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave.