Negociatat në Bruksel, Bislimi: Serbia insiston për Asosacionin e Komunave, çfarë e pengon takimin tripalësh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat në Bruksel, Bislimi: Serbia insiston për Asosacionin e Komunave, çfarë e pengon takimin tripalësh

14:09 | 17/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erisa Zykaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka shpjeguar në përfundim të takimeve bilaterale në Bruksel arsyet që pengojnë moszhvillimin e një takimi trilateral midis delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Për palën serbe, takimi trilateral nuk është i mundur për shkak se delegacioni i Kosovës nuk pranon të diskutojë për temën e asociacionit të komunave me shumicës serbe, ndërkohë që kjo është kryetemë për delegacionin e Serbisë.

Read more

E kemi denoncuar prej kohësh –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

“Ne kemi deklaruar edhe më herët, se nuk jemi të gatshëm në këtë fazë të trajtojmë çështjet e të drejtave të minoriteteve. Këto duhet të jenë pjesë e pakos së përgjithshme të arritjes së marrëveshjes për normalizim të plotë dhe ligjërisht të detyrueshme midis dy vendeve.

Por ajo që është e rëndësishme, është që ka patur dakortësi me palën dhe sebe dhe europiane, që gjatë takimeve tripalëshe të dialogut nuk do shtrohen çështje, që nuk kanë dakortësi të të dyja palëve. Nëse njëra palë nuk është dakort me një temë, ajo nuk diskutohet në takimin tripalësh dhe nga ana tjetër, nuk duhet të kushtëzohen bisedimet e dialogut me një temë të caktuar”, ka deklaruar Bislimi.

Duke marrë një shembull konkret, Bislimi është shprehur se, delegacioni i Kosovës nuk mund të kushtëzojë bisedimet nëse nuk trajtohet çështja e financimit të luginës së Preshevës. Për temat e takimit trilateral duhet të ketë dakortësi të dyanëshme. “Nuk ka patur dakortësi të dyanëshme mbi temën e asosiacionit dhe rrjedhimisht pala serbe nuk ka patur të drejtë të vendosë asnjë kushtëzim. Por kjo tregon, se cila është pala bllokuese në këtë mes” është shprehur ai.

Sipas Bislimit, janë nënshkruar 30 marrëveshje dhe nuk kanë një renditje të tyre për të konsideruar, se një marrëveshje është e një rëndësie të parë apo të dytë dhe rrjedhimisht Serbia nuk mund të insistojë vetëm në një marrëveshje si ajo e asociacionit.

“Aktualisht, Serbia nuk zbaton 25 marrëveshje dhe ka zero kredibilitet për të nxjerrë në tavolinë një temë që atyre u intereson. Për ne është më i rëndësishëm financimi i Luginës së Preshevës sesa asociacioni i komunave serbe. Nëse fillojmë me kushtëzime të tilla, atëherë kjo nuk na shpie askund” është shprehur Bislimi.

Pyetjes së ABC, se Bashkimi Europian pret një qasje nga qeveria e Kosovës se si do zbatohet marrëveshja e arritur midis Serbisë dhe Kosovës mbi asosiacionin e komunave me shumicë serbe, zëvendëskryeministri Bislimi është shprehur: “ Ne nuk na është thënë që presim një qasje nga qeveria e Kosovës, se si do zbatohet marrëveshja për asociacionin. Ata vetëm thonë, se kjo është një temë, për të cilën ka patur një marrëveshje. Për Bashkimin Europian çon pak peshë nëse marrëveshja për asosiacionin është e mirë apo e keqe, nëse ajo ka qenë e nënshkruar nga politikanë të qëndrueshem apo të shantazhueshëm. Por, thonë që ky është obligim shtetëror dhe duhet të shihni zgjidhjen për këtë obligim shtetëror”.

Lidhur me një takim të mundshëm të liderëve të Serbisë dhe Kosovës para fundit të vitit siç parashikohet nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel, Besnik Bislimi shprehet se hapi i parë për një sukses të dialogut Prishtinë-Beograd është përcaktimi i elementeve të marrëveshjes gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Bislimit, këto elemente duhet të përcaktohen në një takim në nivelin e kryetarëve të shteteve. Në këtë prizëm shihet edhe inisiativa e përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Josep Borrel për të organizuar një takim në nivel të liderëve të dialogut Prishtinë-Beograd. /abcnews.al

Etiketa: delegacioni i Kosovësdialogu Prishtinë – BeogradNegociatat në BrukselZëvendëskryeministri i Kosovës

Të Lidhura

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

nga 27
23:30 | 14/05/2026
0

Projekti 2 miliard dollarësh “Durrës Yachts & Marina” i investitorit me famë botërore Muhammed El Alabbar vijon prej 2 vitesh...

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

nga 27
22:42 | 14/05/2026
0

Opozita dhe maxhoranca po shkojnë drejt një tjetër konsensusi që lidhet me integrimin. Bëhet fjalë për ligjet e integrimit, që...

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

nga 27
22:20 | 14/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjatë intervistës...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:30 | 14/05/2026
0

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...

Para
Ky është vendi ku u krye krimi i rëndë në Fier, kamerat filmuan vrasjen e 8-vjeçarit (film)

Ky është vendi ku u krye krimi i rëndë në Fier, kamerat filmuan vrasjen e 8-vjeçarit (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

23:30 | 14/05/2026
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

22:42 | 14/05/2026
Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

22:20 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com