Negociatat/ Komisioneri Hahn: Maqedonia e Veriut nuk duhet të dëmtohet nga problemet që ka Shqipëria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat/ Komisioneri Hahn: Maqedonia e Veriut nuk duhet të dëmtohet nga problemet që ka Shqipëria

21:24 | 11/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn shprehet se Maqedonia e Veriut nuk duhet të dëmtohet vetëm se disa vende të BE kanë probleme me Shqipërinë.

Në një intervistë për gazetën Wiener Zeitung, Hahn thotë se në rastin e Shqipërisë, gjendjen e ka rënduar negativisht, situata e brendshme politike dhe konflikti qeveri- opozitë.

Më tej Hahn tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të ndahen nga njëra-tjetra sa i takon vendimmarrjes për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe ky proces të bëhet vetëm për njërin shtet, pasi sipas tij përparimi i çdo vendi është i ndryshëm.

Read more

Nuk kam lidhje me ngjarjen! –

Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –

I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –

Pjesë nga intervista e z.Hahn për hapjen e mundshme të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore:

Javën tjetër do të vendoset për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por parlamenti Holandez tani dëshiron të bllokojë fillimin e bisedimeve me Tiranën. Çfarë do të thotë kjo për kandidatët?

Unë jam shumë pozitiv për Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu shpresoj që Shqipëria të marrë përgjigje pozitive. Ekzistojnë më shumë kritika për situatën në Shqipëri nga shtetet anëtare të veçanta, e Komisioni jep një rekomandim për të dy vendet aderuese për të filluar bisedimet, bazuar në kriteret e përcaktuara nga vetë anëtarët.

Në rastin e Maqedonisë Veriore, zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë ka një ndikim pozitiv.

Ndërsa, në Shqipëri janë hasur disa probleme. Në Shqipëri ka probleme në situatën e brendshme politike, përfshirë konfliktin midis qeverisë dhe opozitës.

A mund të ndodhë që vetëm një nga shtetet (nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut) të hapë negociatat për në BE.

Teorikisht, kjo është e mundur dhe në përputhje me qasjen strategjike të negociatave të pranimit, në mënyrë që kandidatët të gjykohen në bazë të progresit individual që kanë bërë.

Por sigurisht do të ishte më mirë të kishim një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin nëse të dy vendet përparojnë në të njëjtën kohë.

A mundet që Maqedonia Veriore të bjerë pre e zhvillimeve në Shqipëri? Franca është ende skeptike ndaj bisedimeve – dhe Hollanda thjesht ka konfirmuar qëndrimin e saj negativ.

Maqedonia Veriore nuk duhet të dëmtohet, vetëm sepse disa vende kanë probleme me Shqipërinë. Mund të jetë edhe anasjelltas: që Shqipëria përfiton nga zhvillimi pozitiv në Maqedoninë veriore dhe që të dy vlerësohen në mënyrë të barabartë në pikën fillestare. Një vit më parë, 25 Shtetet Anëtare dhanë miratimin e tyre dhe tre ishin kritike. Ndërkohë, Gjermania ka marrë një vendim pozitiv nga Bundestag, dhe shpresoj se do të jetë efektive edhe në Francë dhe Hollandë. Duhet mbajtur mend gjithashtu se negociatat nuk do të fillojnë menjëherë sidoqoftë dhe se procesi do të zgjasë me vite. Ajo që kërkohet janë standardet europiane.

A shpjegohen arritjet dhe mos-arritjet e vendeve kandidate për në BE në vende si Franca e Holanda? Cili është parametri i tyre matës?

Hapja e mundshme e negociatave merr kuptim kur aktorët në Bashkimin Europian janë të gjithë dakord. Por në disa vende ka shumë palë të interesuara në procesin e vendimmarrjes. Dhe vlerësimi i një aplikanti për anëtarësim shpesh bëhet në bazë të politikës së brendshme. Situata gjeostrategjike nuk është në plan të parë. Për shembull, rastet e krimit të organizuar ose kontrabanda droge mund të lidhen me Shqipërinë në mënyrë të thjeshtë dhe të përgjithësuar.

 

 

Etiketa: gazeta Wiener Zeitunghapja e negociataveJohannes HahnKomisioneri Europian për Zgjerimin

Të Lidhura

Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar… –

Nuk kam lidhje me ngjarjen! –

nga 27
13:32 | 30/04/2026
0

Një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci ka reaguar publikisht, duke mohuar çdo përfshirje në...

Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

nga 27
13:26 | 30/04/2026
0

Muaji qershor sjell një tjetër provë të rëndësishme për Kombëtaren, që do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore...

Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –

Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –

nga 27
13:06 | 30/04/2026
0

Në një komunikim me gazetarët nga selia e Partisë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka deklaroi se gara...

I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –

I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –

nga 27
13:00 | 30/04/2026
0

Pak para dëshmisë që do të japë sot në rolin e dëshmitarit në GJKKO për gjyqin e dosjes ‘Partizani’, kreu...

Para
Skrapar, fëmija 1 vjeç e gjysmë bie në vatrën e zjarrit ku po zihej raki, niset në gjendje kome drejt “Traumës”

Skrapar, fëmija 1 vjeç e gjysmë bie në vatrën e zjarrit ku po zihej raki, niset në gjendje kome drejt “Traumës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar… –

Nuk kam lidhje me ngjarjen! –

13:32 | 30/04/2026
Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

13:26 | 30/04/2026
Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –

Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –

13:06 | 30/04/2026
I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –

I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –

13:00 | 30/04/2026
Zoti ju dënoftë, dha 57 vite kontribut për ju –

Zoti ju dënoftë, dha 57 vite kontribut për ju –

12:44 | 30/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk kam lidhje me ngjarjen! –
  • Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –
  • Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –
  • I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –
  • Zoti ju dënoftë, dha 57 vite kontribut për ju –
  • Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk kam lidhje me ngjarjen! –
  • Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com