“Në Vuno askush nuk fliste greqisht”, Rama flet për shkrimet e mediave të Athinës për “prejardhjen” e tij greke – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në Vuno askush nuk fliste greqisht”, Rama flet për shkrimet e mediave të Athinës për “prejardhjen” e tij greke –

14:49 | 20/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

Zhbllokim fondesh dhe kompensim dëmesh –

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë –

Pak ditë para pjesëmarrjes së tij në Greqi për Forumin e 11-të Ekonomik Delphi, që do të mbahet me 22-25 prill, kreu i qeverisë shqiptare ka folur për median greke “Kathimerini”.

Gjatë intervistës, Rama është pyetur edhe për batutën që shkaktoi regime në Athinën zyrtare, kur foli për prejardhjen e grekëve, gjatë samitit të Abu Dabit.

“Më vjen keq që komentet që kishin për qëllim të ishin “provokuese”, më shumë për hir të diskutimit dhe me pak humor, mund të shndërrohen në çështje serioze dhe të nxisin reagime joproporcionale. Kjo më habiti. Mendoj se duhet t’i trajtojmë komente të tilla me më shumë butësi. Ato nuk kanë për qëllim të ofendojnë, por përkundrazi të inkurajojnë autosarkazmën, e cila është gjithmonë e shëndetshme.

Nëse njerëzit në Greqi që ishin të mërzitur do t’i kishin dëgjuar edhe komentet e mia se si ne në Shqipëri duhet ta marrim veten më pak seriozisht dhe të mos mbështetemi te e kaluara për t’u ndjerë më mirë ose më të rëndësishëm, mund ta kishin kuptuar që dua të them. Sidoqoftë, e kam bërë të qartë se kur bëhet fjalë për Greqinë, historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën e saj, ndjenjat e mia janë plotësisht pozitive. E admiroj shumë dhe kushdo që më njeh e kupton këtë.

Megjithatë, tendencat nacionaliste ndonjëherë mund të shfaqen shpejt, shpesh duke reflektuar mungesë pjekurie dhe ndërgjegjësimi. Ne të gjithë duhet të përpiqemi të buzëqeshim më shumë dhe ta marrim veten, dhe të tjerët, pak më pak seriozisht”, tha Rama lidhur më këtë rast.

Më tej, kreu i ekzekutivit është pyetur në lidhje me origjinën e tij, dhe prejardhjen e të ëmës, nga fshati Vuno i Himarës, por edhe për akuzat që pasuan pas asaj deklarate në Abu Dabi se kishte përfituar nga Greqia (gjatë kohës që ishte kryetar bashkie i Tiranës) bursë për të studiuar në Harvard, gjë që Rama e mohoi.

“Vunoi është një fshat në Himarë, ka njerëz që flasin greqisht në fshatra të tjerë, por në Vuno askush nuk fliste greqisht. Nuk e di arsyen, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nëse do të kisha rrënjë greke do të isha shumë i lumtur dhe krenar, por nuk i kam. Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare.

Së dyti, nuk kam marrë kurrë bursë për në Harvard dhe nuk kam studiuar kurrë në Harvard. E kam vizituar atë, falë një shoqeje shumë të ngushtë dhe të dashur, e cila është si motër për mua dhe një greko-amerikane. Megjithatë, nuk kam studiuar kurrë atje. Qarkullojnë shumë dezinformata dhe nuk e kuptoj pse”, u shpreh kryeministri.

gijotina.com/

Të Lidhura

Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

nga 27
16:01 | 19/05/2026
0

Një person ka mbetur i plagosur nga forcat operacionale sot në Mamurras. Forcat e policisë kanë qenë në një operacion...

15:59 | 19/05/2026
0

Një person ka mbetur i plagosur nga forcat operacionale sot në Mamurras. Forcat e policisë kanë qenë në një operacion...

Çdo veprim ushtarak do të thotë luftë –

Zhbllokim fondesh dhe kompensim dëmesh –

nga 27
15:33 | 19/05/2026
0

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka bërë publike kushtet kryesore të propozimit të fundit iranian për paqe drejtuar...

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë –

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë –

nga 27
15:05 | 19/05/2026
0

Tre personat e ndaluar pas përplasjeve fizike gjatë protestës së studentëve në Shkup, janë lënë të lirë nga policia shkruajnë...

Para
Ja si pastrohen milionat e kokainës në Tiranë –

Ja si pastrohen milionat e kokainës në Tiranë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

16:01 | 19/05/2026
Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

15:59 | 19/05/2026
Çdo veprim ushtarak do të thotë luftë –

Zhbllokim fondesh dhe kompensim dëmesh –

15:33 | 19/05/2026
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë –

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë –

15:05 | 19/05/2026
Irani do të shtojë sulmet ndaj Evropës pas luftës –

Irani do të shtojë sulmet ndaj Evropës pas luftës –

14:47 | 19/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma
  • Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma
  • Zhbllokim fondesh dhe kompensim dëmesh –
  • Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë –
  • Irani do të shtojë sulmet ndaj Evropës pas luftës –
  • SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO e rrëzon, kërkon vijimin e hetimeve për gjyqtaren Irena Gjoka –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma
  • Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com