Në Vaun e Dejës, Bashkia ia kalon ndihmën militantëve të PS – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Vaun e Dejës, Bashkia ia kalon ndihmën militantëve të PS

12:08 | 19/12/2022
në Politikë
0

Read more

Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës

Denis Dyrnjaja, bastexhiu dhe borxhliu që do të ndajë licencat e basteve sportive

Padi në Kushtetuese për profesionet e lira, Tabaku: Gjykata mos… –

Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e bashkëpunimit mes dy vendeve –

Partia Demokratike denoncoi një tjetër skandal në Bashkinë e Vaut të Dejës. Në një konferencë për shtyp, Floriana Garo, zëdhënësja e Partisë është shprehur se ndihma ekonomike po ju hiqet familjeve në nevojë, për t’ju kaluar militantëve të Partisë Socialiste.

Garo deklaroi se kjo skemë është një kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë, të cilët duhet të dënojnë personat përgjegjës të këtij abuzimi me ndihmën ekonomike, duke filluar nga drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social në Shkodër, të cilët duhet të kontrollojnë çdo familje që përfiton ndihmë ekonomike.

Deklarata e plotë:

Në kushtet e një varfërie ekstreme, përballë braktisjes që shqiptarët po i bëjnë vendit çdo ditë, të abuzosh edhe me kafshatën e gojës, është krim.

Administratorët e Ndihmës Ekonomike të Bashkisë së Vau të Dejës, në një rast të paprecedent, kanë nisur largimin e familjeve në nevojë nga skema ekonomike, duke i zëvendësuar me militantë të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike e denoncon me forcë këtë veprim kriminal në prag të festave të fundvitit. Kështu, dhjetëra familjeve do t’u duhet të kalojnë natën e ndërrimit të viteve edhe pa atë lëmoshë që u jepte shteti deri dje.

Ky abuzim bëhet edhe më i rëndë nga fakti, se ndihma ekonomike u hiqet nevojtarëve për tu kaluar militantëve të Rilindjes, kalon nga duart e shtrira të të varfërve te duart e gjata të patronazhistëve.

Persona antinjerëzorë e antishqiptarë disa prej te cilëve prej vitesh jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ky shpërblim u bëhet nga partia sepse janë pjesë e grupeve të manipulimit të votës, mercenarë që po përgatisin skemat e vjedhjes së zgjedhjeve më 14 Maj.

Kjo skemë është një kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë, të cilët duhet të dënojnë personat përgjegjës të këtij abuzimi me ndihmën ekonomike për Bashkinë Vau Dejës, duke filluar nga drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social në Shkodër, të cilët duhet të kontrollojnë çdo familje që përfiton ndihmë ekonomike.

Kjo është një skemë e paramenduar me qëllime të patronazhimit politik.

Por varfëria nuk pyet për politikë dhe me përfituesit e ndihmës ekonomike nuk duhet të bëhen pazare politike.

Ky është një rekord i ri, turpi i qeverisjes vendore dhe qendrore të Rilindjes. Prerja e një lëmoshe në prag të festave është një akt çnjerëzor.

Jo vetëm ky abuzim, por edhe shumë të tjerë të kësaj bashkie, do ta gjejnë përgjigjen e merituar më 14 maj, kur populli i Vaut të Dejës, dhe gjithë Shqipërisë, do t’i thotë ndal bandës në pushtet, që për vete vjedh milionat, dhe patronazhistëve ju hedh thërrimet që u heq nga goja të varfërve.

Të Lidhura

Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës

Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës

nga 27 ok
11:56 | 05/09/2024
0

E nëse Elbasani i Superiores do tentojë deri në infinit të hyjë në Final 4 (shumë shumë e vështirë), e...

Denis Dyrnjaja, bastexhiu dhe borxhliu që do të ndajë licencat e basteve sportive

Denis Dyrnjaja, bastexhiu dhe borxhliu që do të ndajë licencat e basteve sportive

nga 27 ok
15:23 | 10/06/2024
0

A mund t’i japë licencat e kompanive të basteve sportive një zyrtar që është vetë bastexhi? Këto ditë janë firmosur...

Shqipëria, 130 faqe reforma larg BE –

Padi në Kushtetuese për profesionet e lira, Tabaku: Gjykata mos… –

nga 27
12:40 | 28/02/2024
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka depozituar bashkë me kolegët e saj një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin...

Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e bashkëpunimit mes dy vendeve –

Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e bashkëpunimit mes dy vendeve –

nga 27
10:32 | 28/02/2024
0

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky kanë nënshkruar traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para...

Para
Çfarë është manteli arab që veshi Messi në Kupën e Botës –

Çfarë është manteli arab që veshi Messi në Kupën e Botës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre –

7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre –

15:20 | 23/01/2026
Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri –

Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri –

15:00 | 23/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Edmond Llabani drejtor i komanduar i IEVP Durrës –

Durrës/ Punonjësit të burgut i vjedhin armën e shërbimit dhe kursimet –

14:46 | 23/01/2026
Gëzim Ndoka vellai i ish-deoutetit lirohet nga prokuroria, në kërkim djali i tij Kevin –

Gëzim Ndoka vellai i ish-deoutetit lirohet nga prokuroria, në kërkim djali i tij Kevin –

14:30 | 23/01/2026

Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së –

14:10 | 23/01/2026

Më Të Lexuarat

  • 7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre –
  • Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri –
  • Durrës/ Punonjësit të burgut i vjedhin armën e shërbimit dhe kursimet –
  • Gëzim Ndoka vellai i ish-deoutetit lirohet nga prokuroria, në kërkim djali i tij Kevin –
  • Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së –
  • Nën kërcënimin e armës lodër, vodhën xhiron ditore në dy karburante (EMRAT) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre –
  • Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com