Në fjalimin që po mban sot në protestë kryedemokrati Sali Berisha ka thënë se Rama ka frikë, i trembet qytetarëve. Sipas tij Rama e ndjen që po i vjen fundi dhe ka rrethuar shtëpinë e tij me autoblindat e ushtrisë. Sakaq, ai tha se qeveria shqiptare nuk ndihmon dot Ukrainën me armatime se Rama dëgjon miqtë e tij Vuçiç dhe Putin.
“Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim. Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke futur tanket dhe autoblindat e ushtrisë. Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank.
Mjerë ti! Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor. Me këtë akt, duke korruptuar një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë të vendit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ti Edi Rama ka kryer një akt armiqësor, për të cilin Putini është gati të të varë në qafë dekoratën më të lartë”, deklaroi kryedemokrati.
‘O besëprerë!’, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, i bëre atentat…