Që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar.
Ndërsa çifti janë prej muajsh në një lidhje dhe nuk ngurrojnë të postojnë shpesh dashurinë mes tyre, kanë qarkulluar shumë thashetheme qarkulluan se Einxhel është në një pritje të ëmbël. Edhe pse lajmi u mohua disa herë si nga Dagz po ashtu edhe nga Einxhel, duket se ky lajm paksa qenë mëse i vërtetë.
Burime për “Prive.al” kanë konfirmuar se Einxhel dhe partneri i saj do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë, kjo pasi moderatorja është në javën e 16-të të shtatzënisë.
Nuk dihet se kur do ta kemi një konfirmim nga dyshja për këtë lajm por si duket për momentin Einxhel dhe Dagz dëshirojnë ta mbajnë të fshehtë.