Në pritje të DEA-s amerikane, ç’po ndodh me kokainën e fshehur në anijen me qymyr që vinte nga Kolumbia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në pritje të DEA-s amerikane, ç’po ndodh me kokainën e fshehur në anijen me qymyr që vinte nga Kolumbia

18:16 | 20/05/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Një postbllok i Policisë Rrugore ka mbirë prej pesë ditësh në hyrjen e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit, ku historikisht janë shkarkuar mineralet. Dy punonjësit e policisë rrugore ngrejnë tabelën e ndalimit për këdo që nuk nget një automjet me mbishkrimin policia. Rruga për në fund të kalatës është bllokuar dhe kudo ka grupe policësh e mjete me fenelina.

Përforcimi me mjete policie dhe postoblloku janë në kalatë që prej të hënës, kur task-forca e Policisë së Durrësit kundër trafikut të narkotikëve zbuloi një sasi lënde të dyshuar kokainë në ngarkesën me qymyr të anijes së  mallrave me emrin “Unistream”.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet, siç thonë zyrtarë të policisë që duan të mbeten anonimë, një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Një njoftim zyrtar për këtë kapje nuk ka, pavarësisht kohës që ka kaluar.

Read more

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Kjo nuk e ka kënaqur policinë dhe as SPAK që drejton hetimet. Prej pesë ditësh punonjës të policisë, qen antidrogë dhe polumbarë po kontrollojnë mbi e nën anije për të zbuluar nëse veç drogës së kapur kishte në të edhe sasi tjetër.

“Mund të them që kontrollet vazhdojnë”, i tha BIRN Vladimir Mara, prokuror i SPAK që ka nën hetim dosjen.

BIRN mësoi nga intervista me punonjës të policisë dhe punonjës të një prej agjencive të huaja ligjzbatuese të përfshira në aksion, se autoritetet që e kishin ndjekur anijen kishin dyshime për një sasi më të madhe droge.

“Po presim të vijnë agjentët e DEA-s Amerikane [Agjencia Amerikane për Luftën Kundër Drogës] sepse rasti ka qenë i sinjalizuar dhe autoritetet shqiptare vetëm kanë ndërhyrë”, tha për BIRN në kushtet e anonimatit një zyrtar i Policisë Kufitare.

“Ata kanë këmbëngulur që mos të mjaftohemi me 60 kg që kapëm ditën e parë, por ta kontrollojmë në detaje ngarkesën dhe anijen”, shtoi ai.

Ndërkohë drejtues të policisë vendore pohuan për BIRN se operacioni do të zgjasë të paktën deri në fillimin e javës që vjen, me përfundimin e kontrollit të plotë të anijes, përfshirë dhe strukturës së saj.  Punonjës të policisë thonë se kanë dyshime se droga mund të jetë shkarkuar para se anija të mbërrinte në port edhe pse siç u mësua ajo është ndjekur gjatë gjithë rrugës së saj. Që prej të hënës ekuipazhi i anijes është izoluar. Por punonjësit e portit thonë se ata nuk mund të arrestohen.

“Ekuipazhi nuk mban përgjegjësi për ngarkesën”, tha një prej punëtorëve më të vjetër në port. Edhe prokurori Mara i tha BIRN se ata nuk ishin të arrestuar, por ishin pyetur vetëm si dëshmitarë.

Po ashtu në zonë prania e policisë është e dukshme. Makina të patrullave vijnë dhe ikin nga kalata thuajse çdo 15 minuta, ndërsa në anije dhe pranë saj ka gjithmonë një grup me punonjës policie civilë. Një punonjës i portit rreth të 60-tave tha se qymyri, malli i parë që anija sillte kishte përfunduar së shkarkuari vetëm të premten.  “Sot përfundoi shkarkimi i plotë i qymyrit”, tregoi burri, ndërsa duket se policia ka kontrolluar çdo copë minerali për të gjetur sasi të tjera të drogës.

Punonjës të portit që kanë qenë dëshmitarë të aksionit të policisë në 5 ditët e fundit, thonë se kanë parë lëvizjet dhe kërkimet intensive.  “Kanë sjellë edhe polumbarë. Po kot se ku rri malli në det se e hajnë peshqit”,  thotë një punëtor i sektorit të mineraleve.

Punonjës të policisë i tha BIRN se përveç kontrollit të imtësishëm me qen për të zbuluar drogën midis ngarkesës me qymyr dhe në trupin e anijes, policia kontrolloi fundin e anijes për modifikime të mundshme apo për mundësinë e hedhjes së drogës në akuariumin e portit.

Droga e kapur në anijen me qymyr, përbën një risi edhe për policinë, e cila kryesisht ka kapur drogë të fshehur mes mallrave në kontejnerët që vijnë nga Amerika Latine. Rastet më të njohura janë episodet në një kompani të importit të bananeve në kontenierët e të cilës u gjet kokainë në pesë episode të veçanta. Sasia në total e drogës ishte 48 kilogramë.

Sasia më e madhe e kokainës u kap në vitin 2018, kur u sekuestruan edhe 613 kg kokainë për trafikimin e të cilës u deklaruan fajtorë administratori i kompanisë “Arbi Garden” që kishte porositur ngarkesën e bananeve ku gjet droga./BIRN

Etiketa: DEADurrës

Të Lidhura

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

nga 27
14:40 | 04/02/2026
0

Zëdhënësja e PS për zgjedhjet e 11 majit, Silda Çepe ëshë emëruar drejtoreshë e IdentiTek, post të  cilin më parë...

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

nga 27
14:16 | 04/02/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se është...

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

nga 27
14:00 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të shoqatës së prokurorëve, në lidhje me debatin për rritjen e pagave të...

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

nga 27
13:44 | 04/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se protesta kombëtare e 10 shkurtit mund të...

Para
Eurovision bën njoftimin e rëndësishëm, reagon Ronela Hajati: Po, tani jam e frikësuar

Pas kthimit në Tiranë, Ronela injoron kritikat: Gjithçka fillon pas...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

14:40 | 04/02/2026
Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

14:16 | 04/02/2026
“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

14:00 | 04/02/2026
Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

13:44 | 04/02/2026
Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

13:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –
  • Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –
  • “Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen
  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –
  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –
  • Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com