Në përvjetorin e 3 të burgosjes, Navalny: Putini udhëheq mbi bazë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në përvjetorin e 3 të burgosjes, Navalny: Putini udhëheq mbi bazë…

21:20 | 17/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë se modeli i pushtetit të krijuar në Rusi prej presidentit Vladimir Putin është i ndërtuar mbi gënjeshtra, teksa e ka shënuar trevjetorin e burgosjes së tij, nën akuzat që besohet se janë të motivuara politikisht.

Bashkëpunëtorët e Navalnyt e kanë lexuar një deklaratë të tij, në të cilin kritiku i Kremlinit ka treguar pse ka vendosur të kthehet në Rusi, më 17 janar 2021, ditën kur është arrestuar nga autoritetet ruse, pak minuta pas aterimit nga Gjermania, ku është trajtuar për helmimin me agjent nervor Noviçok, që e ka pësuar në Siberi.

“E kam shtetin dhe besimet e mia. Nuk dua të heq dorë prej shtetit dhe besimeve të mia. Nuk mund të tradhtoj as njërën, as tjetrën. Nëse besimet tuaja vlejnë për diçka, duhet t’iu qëndroni mbrapa. Nëse është e nevojshme, të jeni gati për sakrificë”, është thënë në deklaratën e Navalnyt.

Read more

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

“Duke u kthyer, unë e kam mbajtur premtimin e dhënë para votuesve të mi. Ata që nuk gënjejnë duhet të shfaqen më në fund në Rusi. Ka rezultuar që unë duhet të paguaj duke qëndruar në burg, për të mbrojtur besimet e mia. Dhe natyrisht, nuk dua të jem i burgosur. Por nuk do të heq dorë prej ideve dhe vendlindjes sime”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Një grup oficerësh brenda burgut në qytezën Harp, rreth 1.900 kilometra në verilindje të Moskës. Mbështetësit e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny tregojnë se ai është dërguar në një burg në zonën ku mbretëron mot i ashpër.

Navalny, i cili ka qenë afër vdekjes pas helmimit, e fajëson aparatin rus të sigurisë se e ka helmuar, duke vepruar në emër të Putinit.

Kremlini e mohon çdo përfshirje në helmimin e Navalnyt.

Ai fillimisht është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht.

Dënimi fillestar është konsideruar si rast i motivuar politikisht.

Në mars të vitit 2022, Navalny është dënuar me nëntë vjet burgim nën akuzat për përvetësim, akuzë tjetër e konsideruar mbi baza politike.

Fondacioni i Navalnyt Kundër Korrupsionit dhe rrjeti i tij, janë shpallur organizata “ekstremiste” dhe u është ndaluar aktiviteti pas arrestimit të Navalnyt, dhe më pas ai ka nisur të hetohet dhe nën akuza për ekstremizëm.

Në gusht të vitit të kaluar, një gjykatë ia ka zgjatur Navalnyt dënimin me burgim në 19 vjet, dhe e ka dërguar në një regjim më të ashpër burgu.

Muajin e kaluar, Navalny është transferuar në një burg në rajonin rus të Arktikut.

Ndihmësit e Navalnyt kanë thënë ditë më parë se planifikojnë të organizojnë marshe në dhjetëra qytete në botë, për të kërkuar lirimin e Navalnyt dhe dorëheqjen e Putinit.

The post Në përvjetorin e 3 të burgosjes, Navalny: Putini udhëheq mbi bazë… appeared first on 27.

Të Lidhura

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

nga 27
18:52 | 07/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 17:30 në lagjen “Lugina” të Shijakut, ku një konflikt për motive të...

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

nga 27
18:42 | 07/06/2026
0

Demokratët vendosën t’i bashkohen protestës së qytetarëve në ditën e 8-të të saj. Përmes një mesazhi të shpërndarë strukturave, krerët...

Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

nga 27
18:34 | 07/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në organizimin e 35-vjetorit të PS-së në Elbasan. Menjëherë në nisje të fjalimit të tij,...

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

nga 27
18:22 | 07/06/2026
0

Në dosjen e AMP-së janë administruar dëshmitë e punonjësve të policisë që morën pjesë në operacionin ku mbeti i vrarë...

Para
Brava po përdor gratë njëlloj si Rama –

Brava po përdor gratë njëlloj si Rama -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

18:52 | 07/06/2026
PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

18:42 | 07/06/2026
Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

18:34 | 07/06/2026
“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

18:22 | 07/06/2026
Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

17:54 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit
  • PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –
  • Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –
  • “Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –
  • Ja pse nuk u thirr RENEA –
  • Ja pse nuk u thirr RENEA –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit
  • PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com