Ne merremi me ujkun, çakalli vazhdon punën… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ne merremi me ujkun, çakalli vazhdon punën…

17:06 | 07/11/2019
në Kryesore
0

Nga Ermal Mulosmani

Aktualiteti shqiptar prodhon me bollëk lajme sa është e pamundur që publiku të dëgjojë për të gjitha. Kryesisht vëmendja e tij bombardohet nga ato lajme që i interesojnë qeverisë, ato që e mbajnë veshin dhe syrin e tij larg vjedhjeve apo bëmave qeveritare. Jo më kot pushteti vendosi të ndajë diku te 5 milion Euro për mediat e tij të preferuara private para 6 muajsh, një vendim i padëgjuar ndonjëherë në një shtet demokratik. Tashmë, lajmet e prodhuara filtrohen në sitën e propagandës dhe shumëfishohen deri në shurdhim nëpër portale. “Alvini është i sigurtë, do të kthehet shpejt te i ati në Itali”, “Prokurori i bandave kishte në makinë dosjen e gjyqtarit”, “Partia Demokratike dhe rreziku rus për Shqipërinë” etj etj.

Rrumi, vetingu, atentatet, kronika e zezë, kadastrat që po lirohen nga zaptimi, Alvini i liruar nga italianët në foto me Ministrin, këto janë lajmet kryesore që pasurohen me info të detajuara që marrin vëmendjen e të gjithë publikut.

Read more

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Nuk e njeh dosjen –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Mpirje totale e vëmendjes.

Diku një lajm periferik më bie në sy. Është nga revista Monitor, një revistë e specializuar ekonomike që thotë: “Rruga e Arbërit, një nga më të përfolurat për dhënien me PPP (partneritet publik privat) përfiton një shtesë në buxhetin e saj me 18 miliard leke ose afersisht 147 milionë Euro”!

147 milionë Euro i shton Qeveria, sepse, sipas revistës së specializuar, vjet paska ndodhë një shembje në afërsi të një tuneli për gabime inxhinierike. Kostoja totale e rrugës tashmë shkon 58 miliardë lekë ose 471 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për 41 km rrugë të re me gjerësi 7 m (kategoria C2) sipas dokumetit të ARRSH-së.

Si mundet dikush të shtojë me një të rënë të lapsit 147 milionë Euro?! Për çfarë?! Se paska ndodhur një shembje e paparashikuar për gabime të sipërmarrësit?! Çfarë ka ndodhur që sipërmarrësi ka marrë një bonus kaq të madh dhe ku po i gjen Qeveria kaq para ndërkohë që  kur vjen puna për Teatrin Kombëtar deklaron që nuk jemi aq të pasur për të financuar ndërtimin e tij?! I cili në rastin më të ekzagjeruar kushton sa 1/5 e kësaj shtese që ka miratuar Qeveria sot.

Por së pari do merrëm me Kompaninë Gjoka, përfituesen e këtij bonusi me një të rënë të lapsit.

Para nja dy muajsh plasi një skandal i madh. Tenderi i një loti të rrugës Kardhiq-Delvinë doli nga kontrolli i pushtetarëve. Ish Drejtoresha e Përgjithshme e ARSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar) eliminoi nga tenderi, për falsifikim dokumentash, pikërisht këtë Kompani duke shpallë fitues një Kompanie tjetër, që kishte ofertë ekonomike shumë më të lartë. Akuza nga ARRSH për firmën Gjoka  ishte :

“Nga inspektimi i kryer, megjithëse është kryer  në një kohë prej më shumë se tre muaj pas kolaudimit, vihen re punime të pakryera por që janë paraqitur si të kryera fiktivisht në situacionin përfundimtar”

Por Drejtoresha i kishte bërë hesapet pa hanxhinë. Firma Gjoka ankohet në Komisionin e Prokurimeve Publike dhe ky i fundit e urdhëron Drejtoreshën të shpallë fituese “Gjokën”. ARRSH-ja nuk pranon duke ua nxjerrë në publik proces verbalin e falsifikimeve.

Në këtë moment skandali merr dhenë. Kompania “Gjoka” bën një deklaratë publike kundër Drejtoreshës, Ministria e Infrastrukturës deklaron që tenderi anulohet si “joprioritar” dhe menjëherë Drejtoresha e ARSH-së jep dorëheqjen. Ky është një rast i paprecedentë kur një nëpunës i lartë i shtetit sakrifikohet për përplasje me një nga klientët më të përfolur të pushtetit.

Në atë kohë pata bërë edhe një shkrim tjetër me titull “Ku shkuan paratë e Kardhiqit”. Sigurisht e mora përgjigjen sot.

147 milionë Euro! Pa bujë e tamtame. Bujën e kemi te Alvini, Arjani, Rrumi, Rrahja, influenca ruse, Makroni, komunistët, ballistët, bandat, vjedhjet, dosjet, të fortët, Kajmaku, gjiza-gjiza, kosi-kosi, gjalpi-gjalpi.

Këto janë “temat për t’u diskutuar”.

Paratë shkojnë te Gjoka. Si fillim. Pastaj nuk e di. Begatinë e kanabisit do e kompensojmë ndryshe. Vitin tjetër flitet që do ketë zgjedhje. Si do gjenden paratë?

Vjedhim para që të blejmë pushtet, ushtrojmë pushtetin për të vjedhë para.

Kush do bëjë një emision për këto para të reja të akorduara klientit të njohur të pushtetit? Si do i argumentojnë xhanëm 147 milionë Euro për një shembje dheu?! Dhe pse duhet që gafat e sipërmarrësit t’i paguajë investitori?!

Për ata që nuk e dinë, Rruga e Arbrit është një segment rrugor që lidh Tiranën me Dibrën. Janë 74 km rrugë gjithsej nga të cilat 20.12 km (Bulqizë-Ura e Cerenecit) janë të mbaruara dhe të vëna në shfrytëzim. Mbesin 54 kilometër nga të cilët gjurmë e re janë vetëm 41 kilometër. Rruga do të jetë e standartit C2 (me gjerësi 7m + bankinat).  Qeveria e Berishës në 2008 –ën kishte menduar të shpenzonte 150 milion Euro (afërsisht sa shuma e shtesës së sivjetshme). Por me propozimin e pakërkuar të Kompanisë Gjoka, qeveria vendosi dhënien me PPP të kësaj rruge për shumën në 273 milionë Euro në vitin 2018. Pastaj, u  kujtua që në këtë shumë nuk  përfshihej TVSH-ja (deri këtu shkon tallja) dhe në buxhetin e këtij viti kostoja shkoi në 325 milionë Euro. Për të ardhur te shtesa e fundit kjo e sotmja që e çon koston në  471 milion Euro. Që i bie rreth 11,5 milion Euro për kilometër në një rrugë të standartit C2. Ose rreth 1600 Euro/m2. Më e shtrenjtë se kullat e oligarkëve në qendër të Tiranës.

/Gazeta Express

Etiketa: Ermal MulosmaniRruga e Arbrittendera

Të Lidhura

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

nga 27
12:01 | 01/02/2026
0

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe...

11:59 | 01/02/2026
0

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe...

Nuk e njeh dosjen –

Nuk e njeh dosjen –

nga 27
11:43 | 01/02/2026
0

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

nga 27
11:35 | 01/02/2026
0

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Para
Basha takim me të rinjtë në Vlorë: Nuk kam lidhje me asnjë kriminel, rrugëtimi im bazohet mbi vlera (film)

Basha takim me të rinjtë në Vlorë: Nuk kam lidhje me asnjë kriminel, rrugëtimi im bazohet mbi vlera (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

12:01 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

11:59 | 01/02/2026
Nuk e njeh dosjen –

Nuk e njeh dosjen –

11:43 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:35 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:33 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –
  • Nuk e njeh dosjen –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com