Fëmijët 11,12 vjeçarë në Shqipëri parapregatiten më së miri për “luftë” përmes librave shkollorë. Pasi i mësojnë me qitjen, fëmijët pyeten për vrasjen…fjalë të cilat duhet edhe t’i argumentojnë. Në Fletoren e Punës së klasës së gjashtë do të gjeni të shkruar:
Gjeni në fjalorin e gjuhës shqipe kuptimin e fjalëve të mëposhtme, të formuara me prapashtesën -(ë)s. Cilat prej tyre tregojnë personin që kryen një veprim a ushtron një profesion dhe cilat tregojnë mjet, objekt a vegël të thjeshtë? Argumentoni mendimin tuaj.
-çelës
-hapës
-mbushës
-ngjeshës
-nxënës
-qitës
-shitës
-tundës
-vjelës
-vrasës
