Në kulmin e sezonit turistik, tregtarët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve 5-10% – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në kulmin e sezonit turistik, tregtarët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve 5-10%

08:00 | 04/08/2022
në Uncategorized
0

Tregtarët e pijeve freskuese kanë lajmëruar këto ditë tregtarët e pakicës se do të rrisin çmimet e produkteve këtë muaj. Linjat e pakicës janë njoftuar se, rritja e çmimeve do të jetë 10-20% për lloje të ndryshme të paketimeve. Rritja më e madhe do të jetë për lëngjet e frutave në kanaçe, që do të kushtojë 80 lekë nga 60 lekë që shiten aktualisht. Rritje është lajmëruar edhe në pijet e tjera freskuese. Vendi është në kulmin e sezonit turistik dhe kërkesa për pije freskuese shënon rritje jo të zakontë edhe për shkak të temperaturave të larta. Grosistët po e shfrytëzojnë këtë periudhë për të transferuar kostot e rritura të lëndëve të para gjatë këtij viti.

Vala e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe pijeve nuk po ndalet. Këto ditë kompanitë e prodhimit të bulmetit rritën njëkohësisht çmimet e produkteve kryesore të qumështit dhe kosit, teksa në tregu po përballet me krizë të furnizimit me djathë. Prodhuesit e pijeve freskuese kanë pohuar këto ditë, se kostot e prodhimit janë rritur me nga 15-20%. Por ndërkohë tregu i këtyre produkteve po përballet me krizë të shumëfishtë që po vjen nga kostot e lëndëve të para dhe rënia e konsumit dhe ndryshimi i stilit të jetesës.

Popullsia e Shqipërisë po tkurret nga viti në vit nga emigracioni i lartë i moshave të reja që janë konsumatorët kryesorë të pijeve freskuese. Ikja e njerëzve krijon deficit të menjëhershëm në konsum, i cili po reflektohet jo vetëm tek pijet freskuese, por tek të gjitha produktet e tjera. Gjithashtu prirja për t’u ushqyer shëndetshëm po ndikon negativisht tek konsumi i pijeve freskuese të cilat kanë në përbërje të tyre sheqer të shtuar. Kjo tendencë është rritur më tej pas pandemisë Covid-19.

Read more

Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

Një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në vend, mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç –

Grupi AGNA është detyruar të shtrenjtojë çmimet e pijeve freskuese këtë vit nga 6 deri në 10% më herët ketë vit. Përfaqësuesit e kompanisë shprehen se shtrenjtimi i çmimeve ka tkurrur konsumin, ndërsa pritshmëritë e stinës së verës nuk janë të kënaqshme. Çmimet janë rritur edhe nga kompania Coca-Cola Bottling Shqipëri, CCBS. “Duke iu referuar vetëm të dhënave numerike, rritja e kostove të prodhimit me 18%, krahasuar me rritjen që pësuan produktet tona me vetëm 6,5%, kuptojmë një hendek prej 11,5% që u mbulua tërësisht nga kompania.

Një boshllëk i mbushur me humbjen e rentabilitetit nga ana e CCBS, e cila vendosi, sipas politikës së kompanisë, të mos spekulojë mbi spekulime, në përpjekje për të kompensuar rritjen e kostove, duke ruajtur përdoruesin përfundimtar”, shpjegoi pak ditë më parë për Monitor, presidenti i kompanisë CCBS, Luca Busi./Monitor/

Etiketa: kulmi sezonit turistikpije alkolikepije freskueserriten cmimet

Të Lidhura

Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

nga 27
13:35 | 13/06/2026
0

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, shefi i diplomacisë greke deklaroi se qëndrimi i Athinës...

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

nga 27
13:28 | 13/06/2026
0

Mijëra Shqiptarët në Melbourn, Australi kanë dalë sot në protestë, duke iu bashkuar valës së protestave që prej disa ditësh...

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

nga 27
13:25 | 13/06/2026
0

Mijëra Shqiptarët në Melbourn, Australi kanë dalë sot në protestë, duke iu bashkuar valës së protestave që prej disa ditësh...

Një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në vend, mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç –

Një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në vend, mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç –

nga 27
13:11 | 13/06/2026
0

Një traditë e hershme vazhdon të ruhet prej dekadash. Qindra besimtarë kalojnë natën mes 12 dhe 13 qershorit në Kishën...

Para
“Nuk e vrau varka por shteti”/ Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, qytetarët dalin sot në protestë

“Nuk e vrau varka por shteti”/ Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, qytetarët dalin sot në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

13:35 | 13/06/2026
Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

13:28 | 13/06/2026
Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

13:25 | 13/06/2026
Një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në vend, mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç –

Një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në vend, mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç –

13:11 | 13/06/2026
Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë edhe telat me gjemba që rrethojnë kantierin –

Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë edhe telat me gjemba që rrethojnë kantierin –

12:49 | 13/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –
  • Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –
  • Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –
  • Një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në vend, mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç –
  • Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë edhe telat me gjemba që rrethojnë kantierin –
  • Disa slogane nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës qytetare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –
  • Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com