Në Kullën Shqiptare të Dukës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Kullën Shqiptare të Dukës –

19:25 | 03/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Mentor Nazarko

Sikur të mos ishte skandali i Presidentit të Federatës Spanjolle, Rubiales, i cili u shtrëngua të dorëhiqej nga të gjitha detyrat e larta në Spanjë dhe jashtë saj, mbase Armand Duka, nuk do të ishte bërë asnjëherë zëvendëspresident i UEFA-s, si pasardhës i spanjollit. Ose mbase do të ishte bërë dikur kur të mbaronte mandati i zëvendëspresidentëve të tjerë, ku ai gjendet në shoqëri të mirë, me presidentët e federatave suedeze, italiane, me Boniekun e famshëm të Polonisë, etj. Votimi unanim i kreut të Federatës shqiptare brenda Komitetit ekzekutiv e parathotë probabilitetin se ai dhe mund të bëhej pavarësisht skandalit të Rubiales-it, duke qenë njëlloj treguesi i konsensusit që ka ndërtuar rreth figurës së tij në gjirin e udhëheqësisë sportive europiane. Edhe vetëm anëtarësia në Komitetin ekzekutiv ka qenë një etapë e suksesshme në karrierën e tij, një shoqëri e nivelit të lartë ku merren vendimmarrje të rëndësishme për futbollin e kontinentit, në të gjitha kuptimet.

Mirëpo suksesi i Dukës, për të cilin më shumë u fol jashtë vendit sesa brenda, ku u trajtua si lajm kronike dhe duke përmendur madje, sesa do ta kishte rrogën, është më shumë sesa sukses personal i tij. Është sukses i Shqipërisë, që arrin kështu të peshojë në vendimmarrjen europiane sportive, qoftë duke favorizuar vendin drejtpërdrejt në organizime aktivitetesh, mbështetje të futbollit vendor, por dhe në krijim aleancash, apo shkëmbim favoresh të imagjinueshme brenda kësaj ndërmarrje të rëndësishme, jo thjesht sportive, por dhe financiare. Madje dhe politike. Efektet e para u dukën që me organizimin e një kampionati europian moshash. Pas organizimit të finales së Kupës së konferencës, kjo ngjan arritja e re, jo thjesht për vizibilitetin e Shqipërisë futbollistike, por dhe me impakt financiar. Ndërsa e gjitha ndodh në një vit turistik të suksesshëm, atëherë efekti i arritjes amplifikohet cilësisht.

Kjo arritje personale e Dukës, në fakt, lidhet me një trend rritës të Federatës në cilësi dhe Kombëtares së meshkujve, posaçërisht. Si në lojën e pasqyrave supozohet se suksesi i Kombëtares dhe i Dukës në karrierën e drejtuesit europian duhet ta kenë ndihmuar njëri-tjetrin. Në Komitetin ekzekutiv rrallë hyjnë drejtuesit e federatave të vogla, megjithë parimin e përfaqësimit gjeografik që vlen për çdo organizatë kontinentale apo globale, apo aleancat e imagjinueshme. Federata peshon më shumë në rajon, në thithjen e lojtarëve më të mirë, apo në marrëdhëniet me klubet e tyre.

Mirëpo, përveç këtij leximi sipërfaqësor nga një laik në punë të sportit, ka dhe momente të tjera që mund të evidentohen rreth këtij suksesi. Politika do të dështojë nëse tenton të imponojë ndaj kreut të Federatës, pra në organizim apo drejtim të një federate si kjo e futbollit, që ka njëlloj autonomie dhe solidariteti me të ngjashmet, ku buron fuqia e saj. Megjithë yshtjen permanente ka politika për ta shtënë në kontroll, jo thjesht në Shqipëri, por dhe gjetkë, sa kohë që futbolli është sport popullor dhe mbledh njerëz në… tubime, apo provokon emocione të mëdha kolektive, ekonomia, apo biznesi mund të kenë sukses nëse martohen me sportin, ndërsa politika vështirë se do depërtojë. Duka ja ka arritur me flegmatizmin, rezistencën ndaj presionit publik, mediatik, politik, me aleancat e brendshme dhe të jashtme, me mbrojtjen që i ka bërë kullës së sportit dhe biznesit që lëviz brenda dhe rreth tij, ta mbrojë kullën e vet. Për hir të së vërtetës, suksesi më i madh në historinë e futbollit shqiptar lidhet me shumë elementë, por sigurisht dhe me menaxhimin, që në rastin e Dukës ka afirmuar njëlloj thyerje të rregullit ndërsa Federatat drejtohen më së shumti nga futbollistë të shquar. Duka ka negociuar vetë me trajnerët që kanë peshën e tyre të madhe në suksesin aktual, duket se i ka dhënë autonominë e nevojshme në vendimmarrje, ka ngritur një piramidë efektive administrimi në çdo nivel dhe me xhelozi ka ruajtur distancën higjenike nga politika e të dy krahëve, posaçërisht ajo e pushtetit, megjithë grishjen e madhe që vjen prej saj.

Parë kështu, përciptazi, suksesi i tij personal dhe sportiv ka ndikuar gjithsesi në katalizimin e një ndjenje të re autentike e të fuqishme të përkatësisë kombëtare, të krenarisë për flamurin në gjithë viset ku jetojnë shqiptarët, madje dhe në diasporë.

Problemet, apo mëkatet? I zgjidhin vetë të zotët e punës, nëse gjejnë fuqi me imponuar ndryshim brenda federatës që për mënyrën si kullandriset është më shumë biznes, sesa organizatë e njëlloji tjetër. Mu për këtë, për pakufizimin e mandateve, ndikimin publik, bizneset që gjenerohen, politika e ka zili, por në rastin e Dukës tashmë dhe me emërimin e tij të fundit, thjesht duhet të heshtë ose të bashkëpunojë me të. Në kullën e tij, hyhet… me leje dhe …biletë… Kur ka. Sepse me suksesin e Kombëtares, stadiumi do të jetë gjithmonë, plot. Ndërsa, për pasardhësin Duka, nuk duket se po lodhet dhe nuk ka ngut./konica.al

Read more

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026 –

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri) –

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026 –

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:00 | 18/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026 –

nga 27
07:50 | 18/05/2026
0

Dashi Fale mbështetjes se forte te Plutonit, jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme sot. Çdo çast do jete...

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri) –

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri) –

nga 27
07:40 | 18/05/2026
0

Një efektiv policie jashtë shërbimit ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës në zonën e Shkozës, në...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026 –

nga 27
07:38 | 18/05/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe...

Para
Rama flet për turizëm elitar, Balla bën gati strukturën e “policisë turistike” –

Rama flet për turizëm elitar, Balla bën gati strukturën e “policisë turistike” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:00 | 18/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026 –

07:50 | 18/05/2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri) –

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri) –

07:40 | 18/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026 –

07:38 | 18/05/2026
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –

23:00 | 17/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026 –
  • Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri) –
  • Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026 –
  • Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –
  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com