Një duartrokitje globale për mësuesin në Gana. Edhe pse të varfër nxënësit e një shkolle në Gana nuk e kanë humbur orën teknologjike falë dijes dhe përkushtimit të mësuesit të tyre.
Profesori Richard Appiah Akoto ua ka shpjeguar Microsoft Word-in nxënësve të tij vetëm me tabelën e zezë pasi shkolla nuk ka kompjutera.
Akoto tha se ai e vizatoi ekranin në tabelë, siç ia kanë vizatuar mësuesit e tij në të kaluarën pasi nxënësit duhet të kalojnë një provim që përfshin edhe teknologjinë për të shkuar në shkollë të mesme. Pasi fotoja u shpërnda në rrjet, Microsoft u ofrua t’a ndihmojë për blerjen e kompjuterave.