Policia ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge në Itali. Arrestimi u bë me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
Mësohet se 45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me Urdhër Arrest të vitit 2013, e kanë dënuar këtë shtetas për veprën penale “Trafik droge në bashkëpunim” parashikuar nga Legjislacioni Italian, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.