Greva e doganierëve grekë ndërpreu kalimet me Shqipërinë
Pas 72 orë ndërprerje, në pikën kufitare të Kapshticës, mëngjesin e sotëm rifilloi normalisht puna. Puna nisi me 3 sportele nga ana shqiptare dhe 2 sportele në doganën greke. Ndërprerja erdhi si shkak i një greve që zhvilluan nëpunësit e doganave të të gjithë Greqisë. Drejtues të Unionit të Nëpunësve të Doganave, ka deklaruar se doganierët grekë kanë përshkallëzuar lëvizjet e tyre në shenjë proteste ndaj projektligjit që kërkon të aprovojë qeveria, për të krijuar një Autoritet të Pavarur për Sekretariatin e Përgjithshëm të të Ardhurave Publike, që do të përfshijë edhe doganat.
Greva shkaktoi probleme në qarkullimin e shtetasve shqiptarë, apo emigrantëve që lëvizin në 4 pikat kufitare me Greqinë: Kapshtica, Kakavija, Qafë-Bota dhe Tre Urat.