Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë –

17:32 | 11/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat –

Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin –

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa –

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë –

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me qëllim që të parandalohet një luftë e nisur nga Rusia, që mund të jetë “në shkallën e një lufte që gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë e kanë përjetuar”.

Gjatë një fjalimi në Berlin, Rutte tha se shumë aleatë të aleancës ushtarake perëndimore nuk e ndiejnë urgjencën e kërcënimit të Rusisë në Evropë dhe se ata duhet të rrisin me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin për mbrojtje për të parandaluar një luftë në shkallën që e kanë përjetuar brezat e mëparshëm.

“Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë. Shumë nuk e ndiejnë urgjencën.

Dhe, shumë besojnë se koha është në favorin tonë. Nuk është. Koha tani është për veprim”, tha Rutte.

“Konflikti është në derën tonë. Rusia e ka kthyer luftën në Evropë. Ne duhet të jemi të përgatitur”, shtoi ai.

Sipas Ruttes, Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.

Për pothuajse katër vjet, Rusia po vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që është konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tensionet janë rritur që kur ka nisur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kremlini ka përmendur zgjerimin e mundshëm të NATO-s si një nga arsyet e nisjes së luftës, e cila, sipas Ruttes dhe burimeve të tjera të inteligjencës perëndimore, ka shkaktuar më shumë se 1 milion viktima.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar fuqitë evropiane më 2 dhjetor se nëse nisin një “luftë” me Rusinë, Moska është gati që të luftojë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një tryeze të rrumbullakët me ambasadorët në Moskë më 11 dhjetor deklaroi se Kremilini nuk ka plane për të kryer sulme ushtarake ndaj asnjë vendi të Bashkimit Evropian ose NATO-s, duke shtuar se është “gati të vendosë në letër garancitë përkatëse” për ta pohuar këtë “në mënyrë kolektive dhe të ndërsjellë”.

Muajin e kaluar, avionë luftarakë gjermanë dhe rumunë u ngritën në ajër për të gjurmuar inkursionet në hapësirën ajrore të Rumanisë nga dronë, teksa Rusia vazhdonte të sulmonte caqe në Ukrainën fqinje.

Shkeljet e hapësirës ajrore të Rumanisë dhe Polonisë nga dronë rusë, së bashku me inkursione nga avionët ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, e detyruan NATO-n të niste iniciativën “Roja Lindore” me qëllim që të forcohet mbrojtja ajrore e 32-anëtarëve të aleancës./ REL

Të Lidhura

T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat –

T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat –

nga 27
23:16 | 02/03/2026
0

Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend raportin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit duke kërkuar heqjen...

Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin –

Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin –

nga 27
22:42 | 02/03/2026
0

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe debatet për shkarkimin...

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa –

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa –

nga 27
22:30 | 02/03/2026
0

Është arrestuar autori i vrasjes së Egli Pashollarit. Autori i dyshuar i vrasjes Gazment Buçpapa u arrestua në Tropojë. Kujtojmë...

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë –

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë –

nga 27
22:00 | 02/03/2026
0

Një aksident i rëndë në Itali u ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë nga Mitrovica. Lajmi është bërë i...

Para
U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë –

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat –

T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat –

23:16 | 02/03/2026
Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin –

Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin –

22:42 | 02/03/2026
U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa –

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa –

22:30 | 02/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë –

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë –

22:00 | 02/03/2026
Rruga drejt BE-së është e mbyllur –

Rruga drejt BE-së është e mbyllur –

20:30 | 02/03/2026

Më Të Lexuarat

  • T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat –
  • Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin –
  • U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa –
  • Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë –
  • Rruga drejt BE-së është e mbyllur –
  • Si sulmet te Kullat Binjake –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat –
  • Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com