Në 3 vitet në vijim shtohen 48 mijë pensionistë, duhen mln euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në 3 vitet në vijim shtohen 48 mijë pensionistë, duhen mln euro

08:26 | 05/01/2022
në Kryesore
0

Read more

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Përgjatë tre viteve në vijim 2022-2025, skema publike e pensioneve do të zgjerohet edhe me rreth 48 mijë pensionistë, për pagesën e të cilëve duhen edhe së paku 100 milionë euro shtesë.

Shqipëria po përballet me rritje të shpejtë të numrit të pensionistëve për shkak të daljes në pension të periudhës bumit të lindjeve në vitet 1950-60.

Gjatë vitit 2022, shpenzimet për skemën publike të pensioneve do të arrijnë në 148.9 miliardë lekë me një rritje 4.7% në raport me planin 2021, sipas projektbuxhetit 2022. Ato do të jenë 6.7 miliardë lekë (50 milionë euro) më të larta se fakti i pritshëm i këtij viti.

Qeveria ka parashikuar që gjatë tre viteve në vijim rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën nga 1 prilli i çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës. Fondet kontingjente sipas viteve janë; viti 2022-3,000 milionë leke; viti 2023-3,120 milionë leke.

Sistemi publik i sigurimeve shoqërore do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 744-792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikuara me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensuese të Këshillit të Ministrave.

Numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4% më shumë se i pritshmi i vitit 2020.

Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribues / popullsi në moshë pune) do të jetë mbi 43%. Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara për skemat e sigurimeve shoqërore do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 65.8 % të totalit.

Por skema publike e pensioneve me gjasë do të lehtësohet në vitet në vijim, për shkak të ngjarjeve që po ndodhin në krahun e shpenzimeve.

Pensionistët e rinj, vitit pas viti, po përfitojnë pagesa më të ulëta. Sipas të dhënave zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) në 6-mujorin e parë 2021, mbi 12 mijë persona plotësuan kushtet për pension pleqërie.

Masa e pensionit mesatar për grupin e ri të pensionistëve rezultoi 14,900 lekë ose 134 lekë (-1%) më e ulët se masa mesatare e pensioneve të reja, që u lidhën në vitin 2020. Edhe gjatë vitit 2020, pensioni mesatar në qytet shënoi ulje për herë të parë që nga viti 2000.

Ekspertët nga instituti i Sigurimeve Shoqërore pohojnë se pensionet e reja kanë nisur të reflektojnë problematikën e tranzicionit, sidomos punës në të zezë. Personat, që kanë paguar sigurime në mënyrë të rregullt dhe plotësojnë kriteret, do të kenë të ardhura më të larta, se me ligjin e vjetër që zbatohej para vitit 2014. Por personat, që nuk kanë paguar kontribute, duket se do të vuajnë pasojat gjatë pensionimit, pasi pagesat me reformën e re të pensioneve, që nisi të zbatohet pas vitit 2014, bëhen në bazë të kontributeve./ MONITOR

 

Etiketa: 48 mijë pensionistëShqiperiaskema publike e pensioneve

Të Lidhura

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

nga 27
23:01 | 01/02/2026
0

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

nga 27
22:47 | 01/02/2026
0

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë...

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

nga 27
22:33 | 01/02/2026
0

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht...

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

nga 27
22:15 | 01/02/2026
0

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen...

Para
Firmosin 88 nga 116 delegatë/ Dega e PD Laprakë njeh legjitim Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit

Sot skadon ultimatumi i Berishës, çfarë do të ndodhë në selinë blu

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

23:01 | 01/02/2026
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

22:47 | 01/02/2026
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

22:33 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:15 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:13 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –
  • Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –
  • Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com