Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në një takim me kandidatin e opozitës për bashkinë e Koplikut, Isa Ramajn. Në fjalën që mbajti, Meta theksoi se shkatërrimi që po i bëhet vendit, Shkodrës në veçanti nga kjo qeveri është i qëllimshëm, Megjithatë, ai shprehu besimin e fortë se opozita do të fitonte 5 me 0 në këtë qark, aq sa janë edhe bashkitë e tij.
“Do dalim 5-0 në qarkun e Shkodrës. Në qarkun ndoshta më të diskriminuar nga kjo qeveri.
Sa herë shikoj të rinj në këto anë, gëzohem dhe angazhohem shumë që të rinjtë të qëndrojnë në këtë vend të mrekullueshëm, se janë shkretuar këto anë, këto treva nga më patriotiket, – tha Meta. – Dhe nuk është rastësi braktisja e bujqësisë, e blegtorisë.
At Zef Pëllumbi thoshte se ne jemi popull blegtor, po nuk zhvilluam ne blegtorinë, me çfarë do të zhvillohemi ne?!
Sot nuk gjen dot mish vendi. Paketa e Kosovës për Bujqësinë dhe blegtorinë është fantastike ndërsa këtu braktisja është totalisht e qëllimshme.
Në qarkun më të diskriminuar të Shqipërisë nga kjo qeveri. Flas për Shkodrën. Si mund t’i hiqet Shkodrës drejtoria e Arsimit, drejtoritë e Ujërave, Shkodra është ujëmbledhësi më i madh. Si mund të heqësh arkivat e Shkodrës. Si mund të heqësh drejtorinë e Shërbimit Informativ. Si mund të hiqen të gjithë gjykatat. Ky shkatërrim administrative që i bëri Shkodrës nuk është rastësi.
Jam i sigurt që Shkodra dhe Malësia e Madhe do të jetë në krye të kësaj fitoreje të madhe që po troket me 14 Maj. Nuk kanë më asnjë propozim ata. E vetmja gjë që i ka mbetur është presioni te njerëzit. Ata takohen vetëm me administratën. E duan t’i bëjnë like dhe share dhe të firmosin për korrupsionin e tyre”, deklaroi Meta.