Kombëtarja do të pësojë disa ndryshime në listën për ndeshjen e programuar në 8 qershor ndaj Islandës dhe ndaj Moldavisë në 11 qershor. Ka qenë Binaku ai që është dëmtuar me ekipin e tij Norkoping në ligën suedeze. Memushaj ka shfaqur probleme fizike gjatë grumbullimit dhe e ka të pamundur rikuperimin.
Ndërkohë, edhe Marash Kumbulla, për shkak të angazhimeve të tij me Veronën, do të bashkohet vetëm në datën 3 qershor, por me kombëtaren U-21 për transfertën ndaj Turqisë. Ndryshe nga se ka ndodhur në të kaluarën, Edi Reja nuk ka preferuar ti zëvendësoj këta 3 lojtarë me futbollistë të tjerë.